Përçahen banorët e vjetër
Pas një loje me vezë dhe qefmbetjets së banorëve të vjetër në shtëpinë e Big Brother kanë nisur përçarjet. Në shtëpinë e vjetër banorët po afrohen me të rinjtë një një kohë që mendojnë se banorët që janë në nominim kanë ndryshuar sjellje. Të njëjtën gjë mendojnë edhe banorët në shtëpinë e rë. Ata analizojnë gjithë ndodhitë dhe supozojnë së edhe javën e ardhzhmë ata mund të jenë të nominuar si rezultat i bashkimit të banorëve të rinj me ata të vjetrit. Tashmë duket se në shtëpi janë krijuar dy grupe një nga banorët që janë në nominim dhe jetojnë në shtëpinë e rë dhe grupi i banorëve të tjerë që vazhdojnë të jetojnë në shtepinë e vjetër. Ndër të tjera ata bëjnë thashetheme për banorët e tjerë. Ata përmendin në bisedat e tyre edhe banorët që tashmë janë jashtë shtëpisë. E ndërsa në shtëpinë e re banorët janë të shqetësuar dhe bëjnë thashetheme, në shtëpinë e vjetër situata është krejt ndryshe. Aty loja e shishes vazhdon mes të qeshurave.