Jetmiri:”Nuk kam besim tek Hakiu”
Jetmiri, Seldi dhe Domenika dalin në kopsht e fillojnë të diskutojnë për raportet që kanë krijuar me të tjerët aty brenda shtëpisë. Fillimisht ata diskutojnë për raportin e Pamelës me Seldin. Miri thotë se e kishte besuar vërtetë lidhjen e tyre dhe është ndjerë tepër i habitur kur mori veshë një javë më parë se ajo ishte një lojë. Miri thotë se nuk ka kuptuar sjelljen e të tjerëve, madje edhe atyre që rrinte gjithë kohën, të cilët të gjithë e dinin, por asnjë s’ia kishte thënë të vërtetën. Ai tregon se kur e mori vesh këtë gjë, u befasua nga Pamela dhe i ka thënë asaj se është vajzë e zgjuar e jo vec për t’u parë në pasqyrë sic i thoshte më parë. “Jam penduar që e kam nominuar sepse kur mora vesh gjithë këto gjëra, nuk kisha se cfarë të bëja më pasi nominimet ishin bërë”- thotë Miri dhe shton se kjo e shtyu që gjatë gjithë javës të qëndronte pranë saj. Diskutimi i tyre vazhdon edhe për Hakiun, ku Miri thotë se për të gjithë ka krijuar e shprehur nga një ide dhe është përpjekur që ta verifikojë atë ide, ndërsa për të jo, madje edhe kur e nominoi ka thënë vetëm se është konkurent i fortë, pa dhënë detaje të mëtejshme. “Për Bertinën, Erionin dhe Gracielën nuk jam shprehur asnjëherë dhe madje kam besim total tek ta”- thotë ai duke thënë se është përpjekur që të jetë i afërt e duke bërë lojë të pastër me ta. Ai mendon se Hakiu ka filluar të afrohet me të gjithë këta banorët që Jetmiri ka qënë më shumë i lidhur dhe shton se Kika ua ka imponuar besimin që duhet të kenë tek ai. Edhe Seldi shprehet se ka një besim të verbër tek Kika, por Miri vazhdon të tregojë se ai njeri po luan më fortë se të gjithë ata dhe se i ka paralajmëruar edhe të tjerët të kenë kujdes prej tij. Ai thotë se Graciela e cila ka filluar të rrijë shumë me Hakiun, ka ndryshuar sjellje. Seldi i kërkon që këtë bisedë ta bëjnë përsëri, sidomos tani që janë vec banorëve të tjerë e atyre të rinj pasi dëshiron të dijë më shumë mbi opinionin e Mirit për të tjerët.