Përgatija për spektaklin
Banorët fillojnë të përgatiten për mbrëmjen. Ata rregullojnë kostumet popullore sepse ato duhet t’i mbajnë veshur edhe gjatë kësaj mbrëmjeje që është spektakli. Vajzat ndihmojnë njera-tjetrën për t’u rregulluar e për të bërë tualetin. Në sfond dëgjohet muzika dhe banorët të cilët kanë përfunduar së u përgatituri, përfitojnë nga rasti dhe kërcejnë vallet popullore si për t’i rikujtuar ato që të jenë më të përgatitur përpara provës. Kështu ata bëhen grupe grupe e i mësojnë njeri-tjetrit ato valle në të cilat janë më pak të përgatitur. Ata diskutojnë edhe për këngët dhe cdo gjë që ka lidhje me provën e kësaj jave. Banorët përfundojnë përgatijet dhe provat e shkojnë të ulen të gjithë në dhomën e ndenjjes duke pritur fillimin e spektaklit.