Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Vendimi: Gjimi largohet nga loja

Sunday, February 7, 2010 , Posted by BB3 at 12:58 AM


Arbana përshëndet të gjithë të ftuarit ashtu dhe publikun duke deklaruar kështu fillimin e spektaklit të sotëm. Ajo përshëndet edhe Arianin, opinionistin me të cilin diskuton të rejat e kësaj jave. Opinionisti shprehet se kjo javë ka qënë shumë intensive, e mbushur me të papritura dhe ndodhi të bukura. Ariani mendon se kjo javë ka qënë ndryshe nga sa pritej sepse kanë ndodhur ngjarje të cilat mund të pritej të ndodhnin javët e fundit të këtij edicioni, ndërkohë që janë zhvilluar që në javën e dytë e ndoshta kjo nga konkurenca ndërmjet banorëve.

Arbana komunikon për ngjarjen më të rëndësishme të kësaj jave, largimin e Gjimit për në spital pas një gjendjeje të rënduar shëndetsore. Ajo përshëndet banorët sepse dëshiron që këtë gjë ta ndajë dhe me ta dhe u tregon atyre për vendimin e Vëllai të Madh në lidhje me Gjimin. Ajo i komunikon banorëve se Gjimi është mirë dhe për ta shfaqet një klip ku tregohet ndihmesa e parë që banorët i dhanë atij. Në klip tregohet shoqërimi i Gjimit për në spital me ambulancë dhe ndihma që iu dha atje. Në klip shfaqet edhe momenti ku Gjimit i dorëzohet një zarf në të cilin është i shkruar vendimi i Vëllait të Madh që ai duhet të lërë këtë lojë përgjysmë, pas një konsulte me mjekët të cilët kanë vendosur që atij i duhet një pushim absolut për gjendjen shëndetësore. Gjimi duket i mërzitur për këtë lajmërim, por e mirëkupton atë. Ai, me anë të klipit u dërgon një mesazh banorëve ku i falenderon për ndihmën e parë që i dhanë. Ai thotë se do t’i ndjekë deri në fund, por i vjen keq që nuk do të jetë më pjesë e kësaj aventure. Ai nuk harron të falenderojë edhe stafin e Big Brother dhe spitalor për ndihmën dhe shpejtësinë për ndërhyrjen. Edhe banorët nga ana e tyre i dërgojnë një mesazh Gjimit e i thonë se u mungon e se e duan fort. Në studio është edhe motra e Gjimit e cila tregon se si e përjetoi këtë situatë.