Prova e javës, e kaluar
Arbana njofton banorët se ka ardhur momenti për të kryer provën e javës e cila ka të bëjë me specialitetet e gatimit të patateve dhe midhjeve si dhe krijimin e objekteve dhe dekorimin me to. Gjatë gjithë javës banorët kanë gatuar dhe i kanë shijuar këto ushqime ku kanë treguar njohuri në shumëllojshmërinë e recetave nga ana e tyre. Gjithashtu ata kanë krijuar shumë objekte dhe dekoruar veshje me to. Për të gjykuar punën e tyre, në oborr ndodhet një specialist i cili do të vleresojë punën e tyre. Arbana fton nga një përfaqësues nga cdo shtëpi: Klodin dhe Domenikën të cilët prezantojnë krijimet e tyre të cilat fillojnë që nga emrat e njerëzve të shquar si Vace Zela, zemra që shprehin dashurinë, krijimin e banorëve me patate, varëse e karfica me midhje, dekorimin e rripave, bluzave, një servis kuzhine me lugë dhe kripore, maskë teatrale dhe lule etj. Specialisti shprehet se është për t’u admiruar puna dhe fantazia e banorëve. Ai në një vlerësim nga njëshi tek dhjeta, i vlerëson me notën shtatë e gjysmë duke treguar se banorët e kalojnë këtë provë javore dhe kështu buxheti i tyre qëndron aq sa është. Banorët janë shumë të lumtur që kaluan provën.