Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Gjimi i ftuar në studio

Saturday, February 20, 2010 , Posted by BB3 at 3:38 PM


Arbana fton në studio banorin i cili u detyrua që të lërë shtëpinë e Big Brother, Gjimin. Ai vjen i shoqëruar nga një duartrokitje e gjatë nga publiku. Arbana e përshëndet dhe e pyet për gjendjen e tij shëndetsore, ku Gjimi tregon se tani ndjehet shumë mirë dhe se i vjen keq që u detyrua të lërë përgjysmë lojën, pasi sipas tij, sapo e kishte nisur atë dhe nuk pati mundësinë që ta cojë deri në fund ku edhe publiku e banorët ta kuptonin atë. Ai tregon se i ka ndjekur banorët dhe ngarjet e fundit në shtëpi dhe shprehet se ka parë shumë ndryshime dhe formimin e klaneve të reja, ndryshime të lojës prej asaj që e kishte lënë ai si dhe personazhe të reja dhe krijimin e një atmosfere të re. Për të shafaqet klipi ku tregohen momentet më të mira, lojërat me banorët, opinionet e banorëve për të, thashethemet, imitimet që i bënin e momentin kur u ndje keq. Duke komentuar mbi jetesën e tij në shtëpi, Gjimi shprehet se do donte që të qëndronte ende në shtëpi sepse sapo kishte nisur të luante. Ai tregon se gjatë javës së parë ishte njohur me banorët, kishte pikasur pikat e tyre të dobëta dhe donte që në vazhdim të nxirrte në lojë banorët joaktiv. Ai shprehet se atë javë donte që të nxirrte në lojë Hakiun dhe Edin sepse Hakiu i duket një lojtar që vetëm aktron ndërsa Edi se ishte joaktiv. Pyetjes së opinionistit se nëse donte që të fuste në sherr ndonjë me sjelljen e vetë, ai përgjigjet se po dhe se nuk i pëlqenin klanet e formuara ndaj donte që të nxiste përballje kundrejt tyre. “Unë nominova nga të dy klanet”- thotë ai dhe shton se nëse do kishte qëndruar ende, në shtëpi do të kishte të tjera ndodhi nga ato që ndodhën, ndryshime dhe ndoshta të tjerë persona në nominim. Arbana duke përshëndetur Gjimin, shprehet se ai do t’u bëjë një surprizë banorëve dhe ndaj ai largohet nga studioja.