Pyetje-përgjigje dhe situata të sikletshme
Klodi i thotë djemve që të shtunën tjetër me siguri që do të jetë i nominuar. Seldi i thotë të mos e vrasë mendjen se ka për te qënë dhe ai me të. Klodi i thotë Jetmirit që të zihen ose të bëjne ndonjë debat. Bledi i thotë që ai nuk mund të provokojë njeri vetë por pret ta provokojnë. Jetmiri i thotë Seldit që ta ngacmojnë Bledin me ndonjë fjalë që të debatojnë, por Seldi i thotë që nuk i vjen ndërmënd ndonjë gjë tani.
Më pas Klodi pyet Oltën në ka bërë ndonjë operacion plastik apo ka injektuar silikon por ajo i thotë që çdo gjë e ka natyrale. Ai e pyet Oltën a i pëlqejnë fustanet dhe minifundet, ajo i përgjigjet që i pëlqejnë por nuk i vesh sepse nuk ndihet rehat. Më pas Bledi pyet Domin a di t’i bjerë pianos dhe ajo i thotë që ka studiuar piano që 7 vjeçe kështuqë normalisht që di.
Më pas djemtë ndajnë një bisedë për seksin dhe ata mendojnë mendojnë mundësitë që kanë për brënda shtëpisë. Seldi i thotë që ai nuk e ka problem dhe mendon se aty brenda s’ka për të ndodhur asgjë.
Ndërkohë Erioni dhe Bertina sapo janë zgjuar nga gjumi dhe momentet që janë akoma ne krevate luajnë me jastekë. Në lojë futet dhe Ada dhe Erioni i kërkon ndihmë Rezit, por ajo i thotë le ta mbysin vajzat. Më pas ai dorëzohet dhe Ada i thotë që të mos merret më me femrat e shtëpisë.
Erioni ka vajtur në kuzhinë dhe është përballur me Klodin. Erioni i thotë që ai do të flasë pak me të nëqoftëse dëshiron dhe Klodi i thotë tani për tani jo. Erioni në këtë rast i thotë që kur të dojë, t’i thotë.