Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Mrekullitë e natyrës

Friday, February 19, 2010 , Posted by BB3 at 8:40 AM


Klodi i tregon djemve për objektet që ka krijuar për provën e javës dhe i thotë që ka bërë të gjithë siluetat e banorëve me patate, të parin ka bërë veten ndërsa e fundit eshtë Ada dhe të tjerët janë në mes. Ai i ka bërë disa më të bukur, disa më të shëndoshë e të tjerë më të dobët.
Renato e pyet Klodin për një vënd bregdetar në Lezhë, saktësisht për në Tale pasi një kushuri i tij ka marrë një tokë dhe sot është shumë më me vlerë se në kohën që e ka marrë ai. Ai i tregon që atje është vend shumë i bukur por do vetëm një investim të mirë. Klodi i thotë që për vendet turistike më e pakta që mund të bësh është t’i mbash pastër dhe ato duhet të jenë të sistemuara mirë që të japin përshtypjem e një vendi ku mund të qetësohesh e të kalosh pushime. Renato i thotë që në Tiranë mungojnë hapësirat e gjelbra pasi të gjitha vendet i kanë pushtuar pallatet. Kika i tregon që dhe Prishtina vuan për gjelbërim por tani situata duket se po ndyshon pasi në çda lagje ka nga një park të vogël. Klodi thotë që Shqipëria ka një natyrë të mrekullueshmë dhe të vjen vërtet keq që të mos ketë investime të sakta për t’i dhënë akoma dhe më shumë shkëlqim vendit.
Më pas ata flasin për gjumin dhe tregojnë se kush gërrhet më shumë. Së fundi i tregojnë njëri-tjetrit për provën e javës dhe Klodi i thotë që ata mund të realizojnë diçka të gjithë së bashku.
Banorët e shtëpisë së vjetër nxjerrin jashtë të gjitha punimet e tyre dhe ia tregojnë banorëve të tjerë. Klodi i tregon secilt siluetën që i ka bërë.