Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Rezi dhe Ada lënë pas keqkuptimet

Friday, February 26, 2010 , Posted by BB3 at 3:28 PM


Rezarta dhe Ada pas shumë tentativash për t’u sqaruar me njëra-tjetrën, kanë gjetur një moment dhe Rezi ia ka nisur duke thënë që gjërat kanë filluar të ndyshojë dhe jo vetëm si pasojë e lidhjes me Mirin por sepse të gjithë kanë diskutuar në lidhje me afrimitetin e atyre të dyve dhe ajo nuk di kë të besojë më. Ajo i thotë që në lidhje me Mirin i kanë gjërat shumë të qarta dhe flasin për gjithçka bashkë. Rezi i thotë që ajo duhet t’i kishte treguar Adës sepse ajo është shqetësuar më shumë se të gjithë për të dhe ajo ka gabuar. Por ajo vazhdon të thotë që e mendon që mund të surprizohet nga mendimet e dhëna më dhomën e rrëfimit, ashtu siç ka ndodhur dhe me të tjerë. Ada është shprehur që nuk do që Rezi t’ja thotë Jetmirit bashkëbisedimet që bëjnë bashkë dhe Rezi i përgjigjet që ajo nuk e ka bërë. Ada i thotë që dhe ajo ka qënë e dashuruar dhe nuk ka mundur të fshehë asgjë. Rezi i thotë që ajo mund të mendojë çfarë të dojë por kur të dalë nga aty ka për t’i parë të gjitha. Ajo i thotë që Ada ka folur dhe me Oltën për të dhe ajo i përgjigjet që Olta s’ka thënë asgjë të keqe. Rezi thotë që e ka vënë re që i ka dalë në krah por me të ka diçka tjetër që ka filluar që më parë e ka arritur deri këtu. Ajo i tregon që Enxhi i ka thënë që ato kanë komentuar për të. Rezi i thotë që loja e mbëmshme nuk ka qënë e saja por Miri ka dashur të shohë reagimin e disa personave, por jo të Adës. Ada i ka thënë që në gjithë këtë situatë Rezi ka dalë keq dhe i ka humbur pikë vetes. Rezi i thotë që e di që ka dalë e keqe por nga gabimet mëson. Ada i thotë që Olta nuk i ka bërë asgjë të keqe por Rezi thotë që nuk i intereson dhe nuk ka dashur t’i bëjë keq Adës. Rezi i ka thënë që atë po e mënjanonin të gjithë por mbëmë në sajë të asaj loje ia kanë thënë të gjithë atë që mendonin për të. Ada e ka pyetur se çfarë ka mësuar ajo nga e gjithë kjo dhe Rezi i ka thënë se ka dalluar se kush e do e kush jo. Ada i thotë që Olta nuk ka thënë asgjë për lidhjen e tyre, ajo ka mendimet e saj për Mirin që në fillim të lojës. Rezi i ka thënë që ajo tek Ada ka besim dhe ajo i ka thënë që me Mirin mos t’i prishë marrdhëniet por t’i thotë që dashuria me miqësinë ndahen. Rezi i ka thënë që ajo nuk ndryshon dhe po të dojë Miri të rrijë ose jo. Ada i ka thënë që nëse ajo i prish punë, do të tërhiqet. Më pas afrohet dhe Olta dhe i thotë që ata mbrëmë i kanë rrëfyer çfarë kanë parë, por Ada i thotë që Rezi e ka ditur dhe Olta çuditet. Rezi thotë që Enxhi ia ka mbushur mendjen Mirit që duhet ta bënin atë lojë. Ada ia ka thënë në sy që Rezi mendon që ajo është xheloze dhe Olta e pyet se kur e krijoi besimin tek Enxhi? Rezi i është përgjigjur që ajo nuk e beson por nuk i vjen mirë kur e përgojojnë.