Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Rezi i kërkon falje Jetmirit

Saturday, February 27, 2010 , Posted by BB3 at 3:13 AM


Graciela është afruar tek Rezi dhe i ka thënë që përsoni i vetëm me të cilin ajo duhet të bisedojë është Miri dhe askush tjetër. Rezi i kaq thënë që ajo ka tentuar por ai duket se nuk ka kohë. Ndërkohë që Miri i rri në krevatin përballë duke i bërë karshillëk. Graciela është ngritur dhe i ka thënë që ai mund të shkojë pasi ajo ia liruar vendin por ai i është përgjigjur që nuk donte të shkonte tek ajo. Graciela mundohet t’i flasë e t’i thotë që të komunikojë me Rezin por ai është i shpërqendruar dhe nuk e dëgjon fare.
Më pas Graciela ka vajtur në kuzhinë dhe i ka thënë Enxhit dhe Kikës që sapo ajo shkon diku dhe këtë rast e ka fjalën për Oltën dhje Bledin, ata e ndëpresin bisdën. Kika është shprehur që ajo nuk ka pse të shkojë e t’i afrohet nëse nuk është hera e parë që ia kanë bërë këtë gjest. Graciela i ka thënë që kjo gjë nuk është e këndshme dhe aty është vendi ideal për të njohur njerëzit, por vetëm një herë mund të ndodhë që biseda është në përfundim pasi herët e tjera quhet e qëllimshme. Graciela i është kthyer Enxhit dhe i ka thënë që pse nuk e kanë zbuluar lojën mbrëmë dhe ajo i thotë që nuk kanë rënë dakort ashtu dhe Jetmiri ka patur nevojë për një pauzë dhe ka gjetur mbështetje të plotë tek ajo.
Më tej Rezi shkon dhe shtrihet tek krevati i Mirit dhe i kërkon falje për fjalët dhe veprimet e saj por ai i thotë që ajo nuk mund ta ofendojë gjatë gjthe kohës atë. Ajo i ka thënë që nuk e ofendon por nëse ai merr çdo fjalë të sajën si ofendim atëherë i bie që ajo mos të flasë fare. Ai ka vazhduar të mbajë që qëndrim të ftohtë karshi saj dhe ajo e ka pyetur a e ka seriozisht këtë qëndrim të tillë. Jetmiri i është përgjigjur pyetjes me pyetje duke i thënë që mos po e kërcënon pasi ajo këtë di të bëjë pasi rri një kohë pa vepruar dhe bën qendresë duke i thënë që nuk para i ha kërcënimet.
Më pas ata i kanë ulur tonet e bisedës dhe ai i ka thënë që nesë ajo do që ai të mos bëhet xheloz atëherë nuk duhet të bëhet as ajo. Ajo i ka thënë që ajo nuk ka bërë asnjë veprim që ta bëjë xheloz dhe Miri i ka thënë që ku e ka parë që ai është xheloz meqë qenka kështu. Më pas ajo i ka thënë që e do fort por ai nuk e ka besuar dhe e ka kthyer në shaka. Ajo i ka thënë që e ka me të vërtet dhe ai duhet ta besojë pasi ka formën e të shprehurit ndryshe.
Si përfundim ata janë ngritur nga krevati dhe Rezi i ka kujtuar Enxhit që ajo ka dashur të flasë diçka me të, a e ka akoma ndërmend apo e ka nxjerrë nga plani pasi e ka parë që nuk ia vlen. Enxhi i ka thënë që vlen akoma por do ta gjejë ajo momentin e duhur për të folur.