Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ada nuk ka më besim tek Rezi

Saturday, February 27, 2010 , Posted by BB3 at 11:08 AM


Ada dhe Olta kanë biseduar për Rezin dhe ato kanë vendosur që nuk do t’ja tërheqim më vëmendjen në lidhje me Mirin pasi ajo Rezi është bërë aktore e mirë dhe nuk ka nevojë për këshillat e tyre. Enxhi i ka thënë dy vajzave që ata jua kanë hedhur dhe ato përsëri duan sqarime dhe ajo i kishte thënë Rezit që t’i nxjerrë fundin kësaj loje.Olta ka thënë që Rezi është shprehur që nuk e di se çfarë po kërkon Enxhi tani. Ndërsa për Jetmirin thonë që ai e ka ulur shumë Rezin por Oltës nuk i intereson fare dhe Ada thotë që të bëjnë çfarë të duan dhe kur nuk e ruan dot vetë veten Rezi, ato nuk kanë ç’ti bëjnë. Më pas Ada thotë që Enxhi e ka nxjerrë bllof Rezin pasi i ka thënë që ajo e ka shok Klodin dhe ia ka treguar lojën që më përpara, ndërsa Rezi nuk e ka bërë këtë me Adën. Olta i thotë Adës që po të kishte qënë motra e saj Rezi, ajo nuk do ta kishte lënë ta vazhdonte atë lidhje apo lojë, çfarëdo qoftë. Ajo thotë që tek Rezi nuk ka besim dhe nga ajo mund të presësh gjithçka.
Më në fund banorët e fundit që kanë qënë në gjumë, dhe nuk kanë qënë pak, janë zgjuar nga gjumi pas shumë tentativash nga të tjerët për t’i zgjuar. Bertina tregon që Erioni e ka lënë pa gjumë gjithë natën, pasi ngrihej dhe flinte përsëri. Kur ka ardhur Erioni ajo i ka thënë që sonte do të flerë secili në krevatin e tij dhe ai i ka falenderuar dhe i ka thënë që krevatin e tij e ka në shtëpi, dhe domethënë që do të dalë, por gjithsesi thotë që e ka për nder dhe po të ikë.
Ndërkohë në kuzhinë Klodi po gatuan, Olta dhe Ada lajnë enët dhe të gjithë merren me nga një gjë.