Seldi ushqen Domenikën
Pasi është përgatitur supa dhe pica, banorët marrin për të ngrënë, por nuk ulen së bashku. Ata ankohen se pica nuk është bërë e mirë sepse nuk është pjekur thuajse fare dhe nuk dinë se kujt t’ia vënë fajin. Gjithsesi ata e hanë atë duke e shoqëruar me supë. Seldi fillon ta trajtojë Domenikën si fëmijë të vogël dhe vendos që ta ushqejë atë. Ai i vendos një gushore, pas eksperiencës së parë ku e bën pis Domenikën dhe i kërkon të falur pasi është hera e parë që bën këto veprime. Ajo fillon të bëjë rolin e fëmijës duke folur e të bëjë naze njësoj si ta dhe Seldin e quan “babi”. Ajo i thotë se nuk i pëlqen të hajë, por Seldi i thotë me ëmbëlësi se duhet ta hajë ndryshe e thyen në mes. Ata luajnë me lugën me lojën e aeroplanit, tragetit, balenës që ”fëmija” të hapë gojën për të ngrënë. Së fundmi, “babi” mërzitet me t’i dhënë “fëmijës” për të ngrënë e fillon ta hajë vetë supën. Pasi mbarojnë, Domenika i kërkon “babit” t’i japë kukullën, ndërkohë që ai duhet të lajë enët. Të dy të rinjtë qeshin dhe argëtohen duke luajtur në këtë mënyrë e cila duket vërtetë komike.