Cmendurite e adoleshences
Renato i thote Domit qe mendon se asaj mund t’i shkojne floket bionde me baluke, dhe ajo i thote qe i ka pasur njehere me fije te verdha por jo komplet te verdha. Me pas Seldi thote qe ai i ka provuar t’i lyeje floket ne te gjitha ngjyrat dhe pse njerezit e shikonin shtrember. Domi i thote qe dhe ajo i ka bere njehere floket blu dhe jeshile. Ajo tregon qe me pare ka qene e fiksuar pas rrobave me ngjyre te zeze dhe nuk vishte asnje ngjyre tjeter, por me kalimin e kohes ajo ka ndryshuar. Ndersa Renato thote qe keto gjera nuk jane ne tipin e ti. Seldi i thote qe cdo gje eshte me moshe pasi dhe ai tani mendon ndyshe. Me pas ai e pyet Renaton ne i frekuenton dhe i pelqen pub-et, ai i pergjigjet qe i pelqen por jo dhe aq shume. Ata kane diskutuar per jeten e nates dhe Seldi ka treguar disa histori te tijat ku kishte qene nje periudhe qe ai i frekuentonte pothuajse cdo dite lokalet e nates. Kur eshte larguar Renato, Seldi dhe Domi e kane ngacmuar Pamin duke i thene qe ajo mund te kete rene ne dashuri por Pami i ka thene qe nuk eshte aspak e vertete. Me pas ata kane dale ne oborr dhe kane folur per muziken dhe kenget hit te momentit.
Bashke me pjesen tjeter te banoreve ata kane filluar te hane pasi byreku eshte gati dhe ata duan ta provojne sa me shpejt. Ata e falenderojne Gracielen dhe i thone qe e ka bere shume te shijshem.