Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Surprizë e vecantë për Gracielën

Sunday, February 7, 2010 , Posted by BB3 at 1:03 AM


Gracielës, Vëllai i Madh i ka rezervuar një surprizë të bukur. Për të shfaqet një klip në të cilin ajo u tregon banorëve për jetën e saj të vështirë, pas vdekjes së nënës e kujdesi që duhet të kishte për babain e verbër. Graciela tregon se babai i saj nuk e ka parë asnjëherë e ka qënë nëna ajo që i ka folur gjithnjë atij për Gracielën, pamjen, sjelljen e gjithcka tjetër. Në klip, Graciela thotë se mendonte se gjithcka kishte marrë fund me vdekjen e nënës, por i dha vetes shumë forca që të përballojë vazhdimin e jetës e të kujdeset për të atin. Ajo flet edhe për raportin që ka me babain, një raport i cuditshëm e jo shumë i afërt. Arbana i komunikon Gracielës se për të është një surprizë, një klip i vecantë. Graciela shikon në monitor klipin ku në të shfaqet babai i saj, i cili i jep një mesazh inkurajues dhe ku i shpreh se ajo po sillet ashtu sic duhet në shtëpi, e këto fjalë ai i thotë duke qarë. Graciela preket teksa sheh këtë klip dhe thotë se nuk e priste këtë mesazh nga babai i saj, pikërisht se kurrë nuk ia ka thënë në sy këto gjëra për shjkak të raportit të vecantë që kanë, por që të paktën e bekoi përpara se të hynte në këtë shtëpi. Për të është rezervuar edhe një dhuratë, një kornizë ku në të gjenden një foto e madhe e përbërë nga pjesëza fotosh të Gracielës në shtëpinë e Big Brother dhe të familjarëve të saj. ajo duket shumë e lumtur për këtë surprizë e falenderon Vëllain e Madh.