Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Konflikti Valentina – Jetmir

Sunday, February 7, 2010 , Posted by BB3 at 1:04 AM


Si për publikun, ashtu edhe për banorët e vecanërisht për Jetmirin dhe Valentinën, shfaqet një klip në të cilin tregohen momente mbi debatin ndërmjet dy banorëve të ndodhura gjatë kësaj jave. Të dy banorët duken pak në siklet, pasi kanë thënë fjalë jo të bukura për njeri-tjetrin. Pas klipit, ata komentojnë mbi këtë gjë të pyetur nga Arbana. Jetmiri e ka justifikuar veten duke thënë se janë nën presion si nga kushtet në shtëpi, loja, por edhe nga Valentina e cila shpesh është provokuar nga ajo. Ai shton se janë karaktere të ndryshme dhe kjo është një nga arsyet kryesore. Jetmiri shprehet se mbrëmë ata kanë bërë paqe. Ariani e komenton këtë situatë si të pakëndshme për përdorimin e shprehjeve e epiteteve jo të përshtatshme nga Jetmiri. Ai mendon se është pozitiv fakti që banorët flasin lirshëm e Jetmiri i duket origjinal me këtë sjellje, jo thjesht për kamerat dhe thotë gjithashtu se i pëlqen sjellja e Valentinës e cila ka qënë shumë e qetë gjatë gjithë debateve. Ariani pyet dy banorët nëse ka patur konkurencë protagonizmi gjë që mund të ketë ketë sjellë debatin, por Jetmiri e mohon këtë gjë për veten dhe e thekson për Valentinën e cila gjithmonë do të duket në cdo situatë. Ai thotë se e konsideron konkurente, ndërsa Valentina nuk mendon se ka bërë sjellje protagonizmi. Gjithsesi dhe ajo thekson faktin se një natë më parë, raporti i tyre u rregullua dhe se Jetmiri jo me fjalë por me vepra, i kërkoi falje asaj.