Tekat e Jetmirit
Ndërkohë që Erioni dhe Graciela kanë qënë duke rregulluar dhomën, kanë folur për Jetmirin. Erioni thotë që mirë që nuk po e pastron Miri dhomen se do kishte bërë njëmijë komente, sdo ishte përmbajtur. Graciela i thotë që ai e ka tipin ashtu dhe ajo tregon që ka shumë gjëra që i pëlqen jashtë mase tek Miri por për disa të tjëra ia sjell shpirtin në majë të hundës. Ajo i thotë që kur ia prish terezine atij , stë lë gje pa të thënë dhe i harron ato vlërësimë qe mund të të këtë bërë më parë. Erioni për ta ngacmuar Mirin shkon në kuzhinë dhe i thotë qe krevati i tij ishte më i pisti. Ai me Gracielën fillojnë të qeshin dhe janë në pritje të komenteve te Mirit që nuk vonojnë.
Më pas ata flasin per Kikën dhe thonë që është tip i qëtë por di të bëjë dhe humor. Kika shkon ne dhomë dhe ata i thonë që duhet të bëjë më shumë humor. Ai i thotë që ai do t’i shpalosë të gjitha vlerat ngadale ngadale sepse kjo është strategjia e tij, dhe c’kuptim do të kishte nësë i tregon të gjitha dhe pastaj duhet të dalë.
Miri dhe Graciela kane luajtur si gjithmonë me njëri-tjetrin duke u ngacmuar me duar derisa ka arritur një moment që Miri është lënduar pasi Graciela i ka qëlluar fort dhe ka mbajtur qëndrim. Më pas pjesa më e madhe e banorëve kanë dalë në oborr duke përjashtuar Domin dhe Seldin qe kanë ndenjur më shumë së dy orë duke bërë kulac pasi ata dhe banorët kanë qënë shumë të uritur.
Erioni, Graciela dhe Miri kanë biseduar për Tiranën dhe jetën e kryeqytetit. Erioni e ka ftuar Gracielën që kur të dalin jashtë, ajo të vijë shpesh në Tiranë për të dalë, dhe ajo i thotë që nuk e ka problem pasi Shkodra me Tiranën janë vec një orë e gjysëm larg.