Thashethemet e Oltës dhe Enxhit
Enxhi pas lojës që ka bërë me Oltën për të tjerët, ka biseduar me të për Bertinën. Enxhi i thotë që ditën e parë kur erdhi dhe i bënte ndonjë pyetje Bertinës ajo i përgjigjej gjatë e gjatë duke e stërholluar bisedën. Ndërkohë që Enxhi humbiste interesin dhe largohej, deri sa ia vuri në dukje këtë fakt. Më pas ajo i tregon Oltës që menjëherë ajo ka reaguar duke bërë përgjigje të sakta dhe të drejtpërdrejta. Enxhi i ka thënë Bertinës që i vinte mirë që ajo e rregulloi menjëherë një difekt të vogël që ajo i vuri në dukje. Por Bertina i ka thënë që ajo nuk ndyshon për të dhe ajo kështu është, Bertina e ka pyetur a e shikon konkurente të fortë Enxhi atë dhe ajo i është përgjigjur që nuk e shikon fare në atë këndvështrim dhe mendon se ajo ka besim të tepruar të vetja madje më saktë nuk ka por do të hiqet ashtu. Olta i thotë që kjo është e vërtetë sepse po të kishte besim tek vetja nuk kishte pse të bëhej xheloze për të.
Më pas vajzat flasin për të nominuarit dhe pohojnë njëzëri që nuk duan që të dalë Klodi. Enxhi i thotë që ai nuk ka për të ikur pasi ai sjell shumë situata në shtëpi dhe është shumë djalë i mirë. Olta thotë që dhe pse është konkurent i fortë, ajo do që të qëndrojë në shtëpi. Ato kthehen dhe një herë tek Bertina dhe thonë që ajo ndihet sikur është fituese e BB. Olta thotë që Bertina mendon që mëqenëse u lidh me Erioni ka më shumë shanse për të ndenjur në shtëpi. Enxhi thotë që Bertina duket që ndjen shumë për Erionin sepse bëhet xheloze për të gjitha vajzat dhe është me shumë komplekse.
Më pas Enxhi i rrëfen Oltës që ka shumë nevojë të dashurojë pasi ndjehet si pa jetë.
Ajo i tregon që e pëlqen Jetmirin por nuk do t’i hyjë në pjesë askujt. Ajo tregon që nga jashtë nuk e ka pëlqyer por këtu e ka vlerësuar që një ditë kur ajo kishte nevojë për cigare dhe nuk kërkonte sepse i vinte turp. Ai e ka kuptuar dhe i ka thënë Adës që t’i japë një cigare asaj. Enxhi tregon që është ndjerë shumë mirë nga ky gjest dhe është ndjerë që ka dikë pranë. Madje dhe dje ai i ka thënë që çfarë të ndjejë, ta bëjë sepse atë e në krah. Olta i thotë të ketë kujdes nga Jetmiri pasi ajo nuk e njeh aq mirë sa ata që kanë ndenjur në shtëpi me të për pesë javë.