Rezarta merakoset për ecurinë e lidhjes së saj
Bledi me Rezin kanë folur për lidhjen e saj me Jetmirin. Ajo i tregon që ka pritur një javë për t’u siguruar për Jetmirin, ata kanë folur bashkë dhe kanë mësuar gjëra për njëri-tjetrin por tani ndodhi që të lidheshin. Ai i thotë që t’i marrë gjërat shtruar dhe nëqoftëse ndjehet mirë të vazhdojë. Ajo e pyet nëse i duket shpejt koha që ka ndodhur lidhja e tyre dhe ai i thotë që për të është shpejt por ajo e di vetë. Më pas ajo kërkon mendimin e tij për lidhjen e tyre dhe ai i thotë që nuk i ka vënë re fare dhe nuk është fare në brëndësi. Ai i thotë me shaka që është faji i dhomës që është shumë e bukur dhe duket si dhoma e dëshirave, ndërsa ajo i ka thënë që më tepër i ngjan si dhomë ëndrrash. Rezi vazhdon t’i tregojë në lidhje me Jetmirin që Olta javën e kaluar i ka thënë atij që ndjen për të. Por Jetmiri i është përgjigjur që mendonte se nuk do të funksiononte mes tyre dhe nuk i pëlqen shumë. Olta i ka thënë që ajo donte të bënte lojë sepse ishte në nominim dhe tani nuk i flet fare. Rezi i thotë që ajo është bërë keq nga kjo situatë por Bledi i thotë që të mos mërzitet sepse ai nuk ka nevojë për kukulla por i intereson mendja. Ajo i ka thënë që dhe me Jetmirin nuk po sillet mirë dhe kur ai i ka folur ajo nuk i është përgjigjur, si pasojë e gjendjes jo të mirë emocionale.