Valentina, banorja e parë që largohet
Ka ardhur momenti që njëra nga banoret të lërë shtëpinë. Arbana fton vajzat që të përshëndeten me banorët e tjerë e të shkojnë në zonën e tunelit. Të treja banoret e nominuara duken shumë të emocionuara gjatë përshëndetjes me të tjerët. Ato shkojnë në zonën e tunelit e presin me ankth vendimin e marrë për to nga publiku. Arbana komunikon se banorja e parë që vazhdon lojën është Bertina. Ajo kthehet në shtëpi dhe takohet me gëzim me banorët e tjerë. Dy banoreve të tjera u shtohen edhe më shumë emocionet. Më pas Arbana komunikon emrin e banores e cila duhet të lërë shtëpinë dhe lojën përgjysmë, duke humbur kështu të drejtën për të fituar cmimin e madh. Ajo është Valentina. Graciela e përqafon Valentinën e shkon të bashkohet me të tjerët. Banorët gëzohen që shohin Gracielën të rikthehet, por Domenika mërzitet e qan që nëna e saj u largua. Seldi përpiqet ta ngushëllojë atë.