Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Xhelozi për shoqërinë

Wednesday, February 24, 2010 , Posted by BB3 at 1:09 PM


Enxhi i tregon Rezartës për mënyrën se si po e shohin atë banorët e tjerë, si një vajzë që futet mes një cifti. Ajo i tregon shkurtimisht për ndodhinë mes saj dhe Domenikës e Seldit dhe konfrontimin që patën të tre. Enxhi i tregon se ka vënë re se edhe Bertina ka filluar t’i hedhë kunja sa herë ajo i afrohet Erionit si dhe shprehet se vuri re gjithashtu një reagim të Mirit ndaj saj. Ajo tregon se këtë bisedë e bëri edhe me Mirin dhe e siguroi që të mos bëhet xheloz si ai edhe Rezarta kunddrejt saj sepse nuk ka asnjë qëllim të tillë. Rezarta e qetëson duke i thënë se prej saj nuk ka parë asnjë shenjë xhelozie, por Enxhi e siguron se nuk hyn mes asnjë cifti. Rezarta i thotë se si ajo edhe Miri kanë miqtë e tyre brenda shtëpisë me të cilët rrinë dhe për këtë nuk kanë asnjë lloj problemi. “Xhelozoj atje ku duhet”- shprehet Rezarta duke e qetësuar se nuk e ka problem që ajo shoqërohet me Mirin. Sipas Enxhit, në shtëpi është krijuar një situatë e vështirë sepse të gjithë thuajse janë bërë cift, ndërsa të tjerët rrinë të vecuar. Ajo shprehet se mendoi që të paktën të rrinë të gjithë bashkë, por vuri re se disa u ndjenë xhelozë nga qëndrimi me njeri-tjetrin. Rezarta i përsërit sërish mendimin e saj dhe të dyja vazjat ndahen të kënaqura nga kjo bisedë.
Miri i afrohet Rezit dhe i jep mbështetjen e tij në rast se asaj dikush i thotë ndonjë fjalë të rëndë duke i thënë se do merret ai me këdo. Rezarta ia kthen se ka për t’i thënë vec në ato momente që nuk mund t’i japë dot vetë zgjidhje problemit, ndërsa Miri shprehet se ka vënë re se disa kanë filluar t’u hedhin kunja, por nuk po dalin shumë hapur që ai të ketë mundësi të sqarohet me ta.