Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Olta: “Nuk e mbajte fjalën!”

Wednesday, February 24, 2010 , Posted by BB3 at 1:13 PM


Olta dhe Erioni ndodhen të dy vetëm në kopsht. Ndërsa bisedojnë, olta i thotë se ai nuk e ka puthur fare sot, madje u bënë dy ditë që ai nuk e puth. Ajo afrohet ngadalë tek Erioni i cili e puth në faqe. “Kaq pak?”- e pyet Olta, ndërsa ai i përgjigjet se do t’i japë edhe një të puthur para se të flenë. “Atë puthje e dua ëmbël”- i thotë ajo dhe e puth. Erioni i thotë se ndoshta Bledi mund të thotë ndonjë gjë për këto puthje, por ajo ia kthen se ai nuk ka përse të thotë asgjë sepse ajo është vetëm në shtëpi duke nënkuptuar se nuk është e lidhur. Ajo i thotë Erionit se e mbajti fjalën e dhënë, ndërsa ai jo. Ai ia kthen se e ka gabim, por Olta insiston duke i thënë se ai i dha fjalën të cilën nuk e mbajti dhe e pyet nëse kjo gjë është sa për qëndrimin në shtëpi. Erioni i përgjigjet se nuk ecën me llogaritje dhe shprehet se gjërave nuk i dihet asnjëherë se si shkojnë. “Ai me ty është tjetër projekt”- vazhdon ai, ndërsa Olta shprehet se kjo gjë i pëlqen dhe përsërit fjalët e fundit të Erionit.