Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ada: “Do doja ta njihja më shumë Erionin”

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 2:31 PM


Ada, e eleminuara e javës së kaluar, ndodhet në studion e BB. Arbana e fton që të shikojë klipin me ngjarjet me të bukura e thashethemet për të të ndodhura në BB. Ajo nuk e komenton atë, por tregon se ka ndryshuar opinionin për Klodin për të cilin thotë se nuk e ndjek më sepse nuk i jep më asgjë. Ajo thotë se ka mbetur e zhgënjyer prej tij, por që e ka falur. Opinionisti e pyet se me nominimin e saj, doli në dukje miqësia e saj me banorët, e cila nuk ishte një miqësi e fortë. Ada mendon se ka dhënë miqësinë për të gjithë banorët, por ishin ata që nuk e pranuan tërësisht atë. Arbana i jep mundësinë që të flasë me disa nga banorët. Ada flet fillimisht me Klodin të cilit ia thotë në sy opinionin e saj të tanishëm për të dhe i thotë se nuk është nevoja që t’i kërkojë asaj të falur, por të falë veten. Ada flet edhe me Oltën ku të dyja shprehen se ia ndjejnë mungesën njera-tjetrës dhe ajo e këshillon që të bëhet e fortë se ka ende për të dhënë. Ada përzgjedh edhe erioni për t’i thënë dicka të rëndësishme. Ajo shprehet se do donte që ta njihte më mirë jashtë Erionin dhe ai i përgjgjet se është dakord me këtë ide. Arbana i kërkon që të sqarohet më mirë sepse ndoshta ka keqkuptime në lidhje me këtë njohje. Ajo i thotë se jashtë është komentuar edhe një puthje në buzë, ndërsa Erioni ndahej me të. Ada thotë se nuk e di nëse ka ndodhur apo jo, ndërsa kur opinionisti e pyet se nëse do donte të lidhej me Erionin, ajo pohon. Arbana pyet Bertinën se si ndjehet dhe ajo shprehet se nuk e ka problem sepse do sqarohet me erionin nëse do vazhdojë të qëndrojë ende në shtëpi. Megjithatë mes saj dhe Erionit lind një debat.