Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ndodhitë e javës, sqarime mes banorëve

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 1:49 PM


Zarfi blu dhe përmbajtja e tij, janë një mister që do të zbulohen gjatë këtij spektakli, i cili do ndryshojë jetën e banorëve në shtëpi. Fillimisht, si cdo herë, Arbana dhe opinionisti flasin për banorët dhe sjelljet e tyre gjatë kësaj jave. Ata mendojnë se kjo javë ka qënë tepër interesante pasi janë zbuluar edhe më shumë karakteret e banorëve, ka patur reagime të forta për ndodhitë e javës. Arbana dhe Arjani diskutojnë edhe për banorët e rinj ku ata mendojnë se kanë qënë një shkak për ndryshimet në shtëpi. Arbana i pyet si kanë kaluar dhe ata përgjigjen se mirë dhe se janë përshtatur mirë me shtëpinë. Arbana u jep fjalën edhe banorëve të nominuar që të tregojnë se si e kanë përjetuar këtë javë dhe se si ndjehen që njëri prej tyre do dalë. Bertina shprehet se do t’i vijë keq sepse është në kulmin e zhvillimeve në shtëpi e do ta lërë sfidën përgjysmë, ndërsa Olta se do largohet nga banorët që i ka miq. Klodi shprehet se do donte që të qëndronte ende që të ndryshonte mendimin e të tjerëve për të. Për banorët shfaqet një klip ku tregohen mosmarrëveshjet e Mirit me Klodin, dhuna verbale e përdorur nga ai apo edhe nga Valoni disa kohë më parë. Ky klip komentohet prej Klodit i cili thotë se ai ishte një provokim nga Miri dhe shton se në një lojë, cdo gjë duhet pranuar e loja duhet cuar deri në fund. Ai shprehet se Mirin e ka falur që atë ditë për këtë incident, por nuk do pranonte që Miri t’i kërkonte falje tani. Edhe Miri nga ana e tij shprehet se u ndje i provokuar nga Klodi, madje një provokim i organizuar jo vetëm nga ai, të paktën sipas perceptimit të tij. Miri thotë se reagoi vërtetë në mënyrë të ekzagjeruar dhe ushtroi dhunë verbale, por shton se reagoi pikërisht se Klodi nuk e sqaroi se ishte lojë dhe u acarua më shumë sepse atij, Klodit, nuk i bëri përshtypje reagimi i tij e të sqarohej. Një tjetër klip shfaqet për banorët ku tregohen ngjarje lidhur me Edin, faktin që banorët e akuzojnë se vjedh dhe fsheh gjërat e tyre. Në klip tregohen momente kur ai i ka marrë vërtetë sendet që nuk i përkisnin. Edi, ndërsa shikon klipin, duket i mërzitur dhe këtë gjë e shpreh duke thënë se po e nxjerrin si një banor që ka dorë, por sipas tij, ai këto i ka bërë duke marrë mendimin e banorëve të tjerë. Mes banorëve lind një debat ku ata e akuzojnë Edin për vjedhjen e sendeve.