Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Banorët i bëjnë lojë Mirit

Wednesday, March 17, 2010 , Posted by BB3 at 1:18 PM


Jetmiri ka qënë duke shkruajtur një letër, por në një moment që ai ka lëvizur nga dhom, letrën e ka marrë Ada dhe ia ka fshehur. Kika ka qënë prezent në dhomë gjatë kësaj kohë dhe kur Jetmiri ka ardhur për të kërkuar letrën e tij dhe i ka pyetur Kikën dhe Adën nëse dinë gjë, ata kanë mohuar. Jetmiri është nervozuar dhe ka dalë dhe në kopësht për të pyetur banorët që gjenden atje nëse dinë gjë për letrën e tij. Ai shkon dhe tek Klodi dhe Seldi dhe i pyet nëse ndonjëri nga ata ka futur duart tek sendet e tij personale dhe Klodi i përgjigjet me shaka se ia ka parë më parë në dorë Domit dge Oltës kur kanë pastruar në shtëpi. Duke qënë se Jetmiri nuk e kupton shakanë, e pyet Klodin mos e ka marrë ai dhe Klodi betohet që nuk di gjë për letrën që flet ai. Ada gjendet aty, por rri pa folur duke qënë se është autorja e kësaj gjëje dhe kur Jetmiri ikën, Ada i thotë Klodit se e ka fshehur ajo por nuk e ka lexuar. Jetmiri shkon tek Bertina dhe e pyet me këbëngulje nëse e ka marrë ajo letrën e tij dhe ajo mohon. Ai shkon tek Kika dhe i thotë se i ka pyetur të tjerët dhe nuk dinë gjë kështuqë vetëm ai ka ngelur. Kika i thotë të pyesë më mirë dhe Jetmiri shkon dhe njëherë në kuzhinë dhe kur kthehet e gjen Kikën duke qeshur dhe ia jep letrën. Jetmiri duket se nuk e merr mirë këtë gjë dhe i thotë se nuk duhet t’i prekë asnjeri gjërat e tij. Më pas Miri e kalon këtë situatë dhe shfrytëzon rastin të vërë në lojë Kikën duke i thënë që nuk e priste nga Kika, madje ai as nuk kishte kurajon t’a pranonte. Kika shprehet se nuk e ka bërë ai dhe Jetmirin tani ka detyrën të gjejë se kush ia ka fshehur letrën dhe nuk po e gjen dot. Jetmiri dyshon se e ka bërë Klodi dhe e ngacmon me fjalë në mënyrë që ai t’a pranojë, por Kloid thotë që nuk do t’i tregojë dhe sikur të vdesë. Më pas afrohet Erioni dhe Jetmiri i thotë që ai e ka fshehur letrën e tij, por Erioni shprehet se nuk i ha provokimet e tij. Jetmiri shprehet se të gjithë banorët i kanë thënë që e ka bërë Erioni pasi vetëm ai ka kofidenca me të që t’ia bëjë këtë shaka. Erioni thotë që nuk e ka bërë dhe ai duhet t’i besojë.