Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina i kërkon falje Klodit

Wednesday, March 17, 2010 , Posted by BB3 at 1:17 PM


Bertina afrohet tek Klodi në kopësht dhe i ka kërkuar falje për fjalët që i ka thënë dje kur kanë debatuar e më së shumti që e ka quajtur gjarpër. Klodi shprehet që nuk ka pse t’a vrasë mendjen pasi janë gjëra që ndodhin dhe po ashtu dhe ai i kërkon falje nëse e ka fyer. Bertina shprehet se e rëndësishme është që të kuptohen dhe Klodi përgjigjet se është i qetë dhe ajo nuk e ka lënduar. Bertina thotë që ajo e kupton natyrën e tij që është i ndjeshëm dhe Kloid shprehet se të gjithë janë të ndjeshëm në një mënyrë apo në një tjetër, por Bertinës i drejtohet se atë nuk e lë t’a shfaqë këtë pjesë të karakterit të saj. Jetmiri kërkon të ndërhyjë në bisedën e tyre, por Bertina i thotë se ai nuk ka të drejtë të flasë fare dhe ai afrohet tek ata. Ajo shton që nëse ka mundësi duhet të largohet pasi ata janë duke biseduar për diçka. Më pas ata i kthehen përsëri bisedës së tyre dhe pse Jetmiri vazhdon të qëndrojë aty dhe Klodi i thotë Bertinës për krenarinë që dhe ai e ka patur shumë primare faktin e të qënit krenar, por ka humbur shumë nga kjo gjë paçka se vazhdon të jetë përsëri krenar. Bertina e pyet nëse pa krenari dhe vetvlerësim mund të bësh hapa përpara dhe ai përgjigjet që është e mundur. Ai shprehet se Bertina e ka më të theksuar se të gjithë krenarinë dhe ai i ka bërë shumë provokime, nganjëherë jo të bukura, por ia ka bërë që ai t’a superojë dhe t’a njohë disi. Bertina përgjigjet që ajo ka qënë personi i parë që ka lidhur kontakte me Klodin dhe nëse kanë patur keqkuptime, ajo është afruar përsëri tek ai. Klodi përgjigjet që atij nuk i është dukur ashtu. Bertina shprehet se Klodi i ka patur në majë të gjuhës provokimet dhe ironitë, por ai përgjigjet që nuk ka bërë ironi por ka dashur të luajë me të. Bertina thotë se kjo lojë është si shkollë jete dhe duke pësuar, do mësojnë. Klodi përgjigjet që sado diploma shkolle të kesh, përsëri do të kesh diçka për të mësuar. Ai shton që tema e bisedës që kanë folur mbrëmë për emigrimin ka qënë shumë interesante dhe ai do të kishte dashur të ishte dhe Bertina me Erionin prezent. Më pas Bertina i thotë Klodit që ai ka folur me Oltën me ironi për të dhe Klodi e mohon duke i thënë se meqënëse ajo nuk flet me Oltën, nuk do të thotë që ai dhe të influencohet nga Olta për Bertinën. Ai pohon që ato që i ka bërë nuk ka si t’i mohojë, por e rëndësishme është që u sqaruan.