Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina, banorja e eleminuar e javës

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 4:45 PM


Arbana u kujton banorëve se ka ardhur momenti që njëri prej banorëve të nominuar të lërë shtëpinë. Ajo u komunikon atyre se dy banorët e parë që shpëtojnë janë Hakiu dhe Klodi. Për dy banoret Oltën dhe Bertinën, shfaqet një klip në të cilin tregohet marrëdhënia e vështirë e tyre, raportet me banorët e tjerë dhe fjalët që kanë thënë ata për njeri-tjetrin. Në përfundim të klipit, Olta e pyet Bertinën se përse është shprehur që kanë qënë shoqe më parë sepse për të nuk ka qënë e tillë e mbi të gjitha pse është xheloze. Bertina i përgjigjet se e ka konsideruar shoqe tek shtëpia e vjetër, pas sjelljes së saj si e tillë, por ndoshta Olta e bënte se i leverdiste që njëherë afrohej e njëherë largohej, sipas saj. Bertina tregon se është bërë xheloze si rezultat i sjelljeve dhe provokimeve që Olta i ka bërë asaj. Në fytyrat e vajzave vihet re një ankth për vendimin e publikut, i cili ka vendosur se banorja që duhet të lërë këtë sfidë përgjysmë, është Bertina. Ajo përshëndetet me të gjithë banorët e në fund me Erionin dhe i thotë që të mos e zhgënjejë më. Ai e përcjell Bertinën deri tek dhoma e bardhë ku aty e puth dhe e përqafon sërish. Ndërsa Bertina largohet për në studio, Erioni kthehet në dhomën e ndenjjes, ku i mërzitur dhe nervoz, hedh një shishe. Ai nuk pranon që të tjerët ta ngushëllojnë.