Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina në studion e BB

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 4:47 PM


Bertina mirëpritet me shumë duartrokitje në studion e BB. Sapo akomodohet, ajo shprehet se u zhgënjye dhe se nuk e priste largimin në këtë fazë të qëndrimit të saj në BB. Për pyetjen se përse 33% e publikut e ka votuar që të dalë, ajo mendon se mund të ishte java e vështirë, mërzitjet e tepruara të saj, por që kanë treguar realisht se ajo është e ndjeshme. Raportin me Erionin ajo e konsideron disi kapricoz, dhe e përkufizon si një dashuri të sinqertë dhe shton se kanë premtuar që ta presin njeri-tjetrin, por që më vonë do duket se si do vazhdojë. Arbana e pyet se përse nuk pati asnjë shoqe dhe ajo shprehet se krijon një marrëdhënie të tillë vetëm kur e ndjen. Për qëndrimin e saj në shtëpi, ajo tregon se nuk do bënte më shumë nga sa ka bërë dhe se respekton familjen e saj e këtë e ka gjithnjë parasysh. Për të shfaqet një klip me momentet më të bukura dhe thashethemet për të. ajo nuk i komenton ato, por për lidhjen e saj me Erionin, ajo shprehet se ndoshta lidhja e saj është konsideruar false nga zënkat e njëpasnjëshme. Bertina shprehet se Erioni ka shpirt fëmije dhe ky mund të jetë nje tjetër motiv. Arbana e pyet në lidhje me informacionin e ri për Adën që pëlqen Erionin. Ajo shprehet se kishte dyshuar që Ada nuk ishte e sinqertë me të dhe se më parë i ka thënë që të luftonte për Erionin, duke bërë që të mos e kuptojë atë. Në lidhje me kërkesën e Adës se do të njihet me Erionin ajo shprehet se mund të ndodhë dhe ajo do jetë prezente. Opinionisti ka menduar një pyetje për të në lidhje me eleminimin fillestar që i bëri Erioni natën e parë të spektaklit dhe përse ajo u lidh me të duke ditur këtë fakt. Bertina mendon se Erioni u nis vec nga aparenca atëherë, por tani janë njohur mirë dhe ajo ka parë tek ai personin me shpirt të mirë.