Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina dhe Erioni flasin për vazhdimin e lidhjes

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 12:09 PM


Ndërsa Bertina pozon për të bërë fotografi, Endri fotigrafi e komplimenton për fotot e bukura. Erioni që është duke e ndihmuar atë, fillon ta komentojë atë duke thënë me shaka e me xhelozi se fotografi po e pëlqen shumë Bertinën. Pasi përfundojnë fotot, Bertina dhe Erioni flasin për fotot e njeri-tjetrit. Bertina tregon se nuk i pa fotot që bëri Erioni, ndërsa ai ia kthen se ajo nuk kishte kohë, por edhe ajo nuk lë pa i kaluar rasti për t’i thënë se fotot e tij i panë të tjerët, duke filluar kështu një bisedë me ironi mes tyre. Ndërkohë që flasin kështu, Bertina shprehet se nuk ka kohë t’i spjegojë Erionit cdo fjalë që thotë sepse tashmë nuk ka më kohë e do t’i kushtohet shtëpisë dhe vetes. Sipas saj, ky vendim vjen si pasojë e veprimeve të tija. Bertina thotë edhe se është kurioze, që pas kësaj historie që kanë, ta shohë Erionin si gjithë banorët e tjerë. Erioni e pyet nëse me këtë vendim ajo do t’i vërë një bllok marrëdhënies së tyre, por Bertina e sqaron se do jenë si dy miq, asgjë më shumë. Erioni e pyet nëse do rinjihen si dy banorë të rinj, por për Bertinën shoqëria do vazhdojë aty ku ka mbetur. Bertina shprehet se ka filluar të mendojë se Erioni lidhjen me të e bën sa për lojë dhe niset nga sjellja e tij. Erioni i thotë se asgjë nuk po bën për lojë, por se ajo i pëlqeu në fillim, donte ta njihte, u lidhën, pavarsisht mosmarrëveshjeve që kanë. Bertina e kalon bisedën sërish tek ajo që Erioni i kërkon asaj të ndryshojë, ndërkohë vetë nuk bën asnjë përpjekje dhe këtë e thotë edhe për afrimitetin me seksin tjetër, respektivisht për të dy. Erioni mendon se ajo i bën gjërat për inatin e tij, jo se vërtetë i pëlqen të rrijë vetëm me shokë. Sipas tij, këto janë sjellje false, por Bertina i thotë se ajo gjithnjë ka patur më shumë shoqëri me djemtë dhe ai po gabon në ato që thotë e mbi të gjitha, sipas saj, ai është kokëfortë e nuk bindet në ato që i thotë ajo, por është i bindur vec te mendimet e tija. Erioni i thotë se të gjithë banorët mendojnë se ajo është kokëfortë e nuk i dëgjon mendimet e të tjerëve. bertina ia ndërpret fjalën duke e pyetur se cilët e kanë thënë këtë gjë, përvec disa banorëve që edhe ajo është e ndërgjegjshme që e kanë inat. Ajo shprehet se e di mirë se cilët e respektojnë e cilët jo dhe di të sillet me të gjithë, duke mos pranuar të shtiret me ata që nuk e pëlqejnë apo nuk i pëlqen. Bertina e lë bisedën përgjysmë pasi i vjen radha për të marrë turnin tek prova dhe i thotë Erionit se do flasin, nëse do e kenë kohë duke nënkuptuar se po afron momenti i fillimit të spektaklit ku cdo gjë mund të ndodhë.