Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Banorët pozojnë

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 10:59 AM


Banorët po bëhen gati për të bërë një set fotografik pasi do të vijë një fotograf për ta. Të gjithë mobilizohen dhe mendojnë se çfarë të veshin. Diçka e veçantë për banorët është se Kika ka vënë vath dhe ata çuditen. Jetmiri dhe Erioni e ngacmojnë duke i thënë që dhe pse është baba me tre fëmijë, ai është shumë modern. Ndërsa Seldi i thotë se Kikës i shkon vërtet shumë vathi dhe e komplimenton për veshjen e tij. Në dhomë Olta është duke bërë make-up dhe Klodi e sugjeron të mos lyhet shumë pasi nuk ka nevojë. Jetmiri qëndron gjatë i shtrirë në krevat dhe pse të tjerët vishen dhe ai shprehet se nuk ka nevojë të marrë shumë kohë për t’u bërë gati pasi është i thjeshtë dhe nuk ka pse të merakoset. Po ashtu dhe Domi qëndron e shtrirë dhe thotë se nuk di se çfarë do të veshë dhe më në fund çohet të zgjedhë rrobat.
Pasi banorët jaën pothuajse gati, fotografi hyn në shtëpi, prezantohet dhe u thotë që do të bëjnë foto një e nga një me veshjet që u ka dhuruar Bonavita.
I pari që do të bëjë foto, është Kika. Ai ndjek udhëzimet e fotografit në mënyrën se si duhet të pozojë dhe Bertina i ndihmon me ndriçimin. Pas Kikës rradhën e ka Klodi, e më tej Seldi. Fotografi i kërkon Oltës që fotot t’i bëjë me bikini, ajo çuditet dhe i thotë se do disa foto brenda në shtëpi me fustan. Të gjithë banorët janë të angazhuar dhe marrin pjesë në proçesin e fotografimit të njëri-tjetrit.