Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina dhe Erioni për debatin me Klodin

Friday, March 5, 2010 , Posted by BB3 at 10:20 AM


Bertina me Klodin kanë patur një debat pasi ajo ia ka ndaluar atij që të hajë një vezë. Klodi i thotë që kjo nuk është normale pasi nuk mund të privohet askush nga të ngënit dhe e cilëson si shumë të ngushtë në shpirt. Ajo i përgjigjet që ashtu është meqënëse e paska vënë re dhe ai. Për këtë temë Klodi flet dhe me Erionin dhe i thotë që Bertina ka disa mendime shumë të gabuara. Erioni shprehet që ai nuk mund t’a ndryshojë atë dhe as ta urdhërojë si të sillet, por tregon që e ka këshilluar disa herë për mënyrën e sjelljes, kjo është gjithçka që mund të bëjë.
Më pas Bertina ka dashur t’a konsumojë këtë gjë me Erionin dhe ajo i tregon se i ka thënë Klodit që ai po sillet shumë ndryshe këtë javë që nuk është në nominim pasi po hidhet në sulm, ndërsa javën e kaluar që ishte i nominuar ka ndenjur shumë i qetë. Ajo tregon dhe përgjigjen e Klodit që i ka thënë që nuk është ashtu, por ndoshta i duket asaj. Bertina thotë që ajo kishte bërë tre vezë dhe ka marrë një për veten e saj, ndërsa kur ka dashur të marrë dhe ai, i ka thënë që dy të tjerat janë të Edit, dhe Klodi mund të marrë jashtë të tjera. Erioni shprehet që Klodi nuk i ka treguar këtë version, por gjithsesi i thotë Bertinës që këto janë situata që mund të shmangen. Bertina shprehet që asaj i vjen shumë keq nga Erioni sepse ai vë re vetëm gabimet e saj dhe jo tendencat e të tjerëve. Ajo i thotë që është lodhur nga gjykimet e tij dhe nëse e shqetëson diçka, më mirë mos t’ja thotë fare, sepse ajo nuk është njeri pa ndjenja. Erioni shprehet që ajo nuk e ka kuptuar që të tjerët e kanë arritur në përfundimin që ajo bie lehtë pre e provokimeve dhe vetëm atë punë bëjnë. Bertina thotë që nuk ndjehet mirë nga këto provokime, por nëse njerëzit kanë nerva të merren me të, le t’a bëjnë, por ajo nuk do të lejojë që të tallen me të. Ajo shprehet që po ndihet shumë e provokuar dhe Erioni thotë që ajo po ndjehet shpesh kështu. Bertina thotë “faleminderit për mirkuptimin Erion, por këto momente nuk kam nevojë të bisedoj”. Ai shprehet që i kupton situatat dhe vetëm ajo bie pre e provokimeve. Erioni tregon që dhe ai ndihet i provokuar shumë herë, por di si t’i shmangë situatat e t’i lërë të tjerët të ndihen keq, dhe jo veten.