Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Jetmiri: “Seldi, transportues i mirë i thashethemeve”

Friday, March 5, 2010 , Posted by BB3 at 3:26 PM


Banorët kanë dalë jashtë dhe Jetmiri i thotë Kikës, Erionit dheBertinës se banorët e grupit tjetër kanë bërë shumë thashetheme për të dhe ai do t’ju kërkojë sot që të sqarohen duke hapur debate të tjera në shtëpi. Teksa ata diskutojnë për lojën dhe zhvillimet e fundit të saj, jashtë dalin edhe banorët e grupit tjetër. Pas disa minutash Jetmiri nis një bisedë me Seldin duke i thënë se përse ata flasin për një banor dhe më pas kur ai afrohet ata ndalojnë bisedën. Seldi i kërkon që të sqarohet më tepër se ku e ka fjalën dhe Miri i thotë “përse ju bëni thashetheme dhe kur afrohem unë, asnjeri nuk e merr guximin që të më pyesë mua dhe të sqarohet?”. Më pas Jetmiri i thotë Seldit se ai e di që Seldi është një transportues i mirë i thashethemeve, por nuk e ka guximin që të përballet me të në debat. Seldi i kërkon që t’i tregojë një rast, ose personin që ia ka thënë Mirit që Seldi mund të ketë folur për të dhe më pas ai do ta sqarojë se çfarë ka thënë dhe përse. Jetmiri refuzon që të tregojë emra, por i thotë se atij ia kanë thënë se ç’thashetheme janë bërë për të. Seldi i thotë “mua nuk më ka pëlqyer vetëm një gjë te ty, momenti kur ti i hedh zjarrit benzinë” duke iu referuar fjalëve “bravo Valon” kur Jetmiri shprehej gjatë debatit të Valonit me Bledin. Jetmiri i thotë se atë reagim banorët e kanë keqinterpretuar, pasi ai nuk po i drejtohej Valonit, por një banori tjetër në shtëpi. Jetmiri i thotë Seldit se brenda në shtëpi nuk ka asgjë personale dhe gjithçka që bëhet duhet të qëndrojë në kontekstin e lojës. “Unë po të kisha reaguar në disa momente, do të kisha thyee etikën, do të kisha ofenduar shumë persona dhe ndoshta do të kisha tronditur të gjithë të tjerët këtu” thotë Jetmiri dhe më pas shton se qëllimi i bisedës së tyre ishte që të banorët të ruajnë kontekstin e lojës dhe të mos thyejnë etikën. Më pas Seldi sqarohet për thashethemet që ka bërë me Valonin duke thënë se ai e ka pyetur në prezencë të Jetmirit. Miri i thotë se atij i duket sikur Seldi kërkon që të bëjë rolin e gjykatësit. Seldi nuk e pranon këtë mendim dhe sqarohet se ai do që të dijë diçka kur ka dyshime. Më pas ai largohet dhe Jetmiri vazhdon një bisedë të shkurtër me Bertinën.