Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina dhe Klodi debatojnë

Tuesday, March 16, 2010 , Posted by BB3 at 8:27 AM


Në debatin që ka patur Ada me Kikën për Valonin është futur dhe Klodi. Ai i ka drejtuar Kikës një pyetje se për çfarë arsye po e mbron dhe po mund mundohet t’i nxjerrë në pah vlerat që ka Valoni dhe i vjen çudi pse nuk e ka bërë këtë dhe me Rezartën. Kika përgjigjet që ai nuk po bën asgjë më shumë se sa po e kupton dhe po e shikon Valonin ashtu siç është ai realisht. Klodi shprehet se ata kanë arritur t’a kuptojnë vetë nëse Valoni është real apo jo dhe Kika shprehet se ata duhet të kuptojnë anët e mira dhe difeketet e tij dhe Klodi përgjigjet se ka arritur t’i kuptojë të gjitha. Më pas Klodi i kthehet dhe një bisede që kanë patur më parë ku ai ka thënë se ylli i shtëpisë për të është Olta, ndërsa Kika ka thënë që për të është Valoni. Klodi shprehet se të gjithë mund të ndjehen shumë lart për veten dhe në atë moment Bertina ndërhyn duke thënë që Klodi pak më parë ka veçuar dikë, ndërsa tani po bëhet kontradiktor me fjalët e tij. Klodi i përgjigje që ajo s’kishte përse të ndërhyntem por ndoshta nuk i ka ardhur mirë që ai ka përmendur Oltën si yllin e shtëpisë dhe jo atë. Ai shprehet se ajo ka dashur të përmendet emri i saj, por ai nuk ia jep atë kënaqësi , Bertina përgjigjet që ajo nuk ka nevojë që t’a vlerësojën të tjerët. Klodi mbetet i habitur dhe i thotë që ajo e hedh veten shumë lart, kur në të vërtetë duhet të jetë e barabartë me të tjerët. Pasi Bertina qëndron një kohë pa i kthyer përgjigje, në një moment i thotë që mënyra më e mirë për t’a luftuar dikë është të përballesh me të dhe jo të përpiqesh t’a ulësh. Klodi përgjigjet që ai nuk ka ardhur për luftë. Ajo i thotë që Klodi nuk është i sinqetë dhe ndjek një taktikë me të gjithë konkurentët e tjerë. Klodi përgjigjet që ajo duhet të mësojë se çfarë është sinqeriteti dhe më pas të flasë me të pasi ajo tha vetë që kishte ardhur për luftë këtu. Bertina thotë që ajo donte të thoshte sfidë, por Klodi i mëshon fjalës luftë të thënë nga ajo. Në këtë moment ndërhyn dhe Erioni dhe thotë që Klodi nuk ka pse të kapet pas një fjale që ka thënë ajo. Klodi shprehte se Bertina po digjet nga brenda dhe do të kishte dëshirë t’a shikonte njëherë vetëm sepse ajo po mbështet shumë tek Erioni. Erioni përgjigjet që kjo nuk është e bërtetë dhe po të ishte pa Erionin do të ishte më luftarake sa kaq. Ai thotë se Bertina nuk ka për të mbetur vetëm ndonjëherë derisa të jet ëai aty dhe Bertina shprehet se ata do të kënaqeshin po të ndahen ata të dy. Klod i shprehet se do të donte t’i shikontë të luanin si dy persona të veçantë dhe jo në këtë mënyrë që përfaqësojnë dy veta, një njeri. Erioni shprehet se është turp që me moshën që ka të merret me fjalë.
Ndërkohë Olta me Domin janë në kuzhinë dhe Olta po i tregon situatën që po ndodh në kopësht mes Klodit dhe Bertinës. Olta tregon se Bertina ka thënë që asaj nuk i intereson vlerësimi i të tjerëve pasi është e afrë t’a vlerësojë vetë veten. Domi përgjigjet që Bertina është kontradiktore pasi nëse ka marrë pjesë në një show të tillë, do të jetë nën vlerësimin e shumë personave.