Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Kika dhe Ada debatojnë për Valonin

Tuesday, March 16, 2010 , Posted by BB3 at 6:35 AM


Banorët janë zgjuar dhe rrinë në kopësht duke marrë rreze dielli. Ata shkëmbejnë ndonjë bisedë herë pas here dhe Klodi shprehet se për të ylli më i madh aty është Olta, ndërsa Kika thotë që për të është Valoni pasi është djalë që shkëlqen dhe jep shumë nga vetja . Ada ia pret që Valoni këtë javë ka filluar të tregojë pozitivitet dhe Valoni i përgjigjet se kjo po ndodh ngaqë është në nominim. Ada shprehet se nuk e ka thënë aspak me këtë kuptim. Kika ndërhyn duke thënë se Valoni është shumë origjinal, i sinqertë dhe vetvetja. Ada përgjigjet se e ka patur më tepër fjalën për pjesën e agresivitetit që ka treguar Valoni herë pas here. Ada thotë se dhe nëse ajo nuk është aq e zgjuar apo e kulturuar, kur shoqërohet me njerëz me kulturë ajo mundohet të mësojë prej tyre. Ajo shton se Valoni kur i flet apo i jep një përgjigje asaj, ia kthen me agresivitet dhe ajo nuk e kupton pse. Kika përgjigjet që ai e ka temperamentin e tillë pasi Kika e ka pyetur nëse e përdor këtë lloj të folure dhe në shtëpi dhe ai i është përgjigjur jo. Kika shprehet se Valoni është djalë i kulturuar dhe me botë. Ada merr në konsideratë rastin më të fundit ku ajo i ka thënë që këtë javë po i duket pozitiv dhe ai i është përgjigjur që po e bën për shkak të nominimit. Ada shprehet se ai nuk kishte pse t’a merrte në aspekt negativ këtë mendim të sajin. Kika thotë se Valoni dhe të gjithë njerëzit e tjerë ndikohen dhe nga rrethanat e po ashtu nga shoqëria. Ada përgjigjet që ajo ka frekuentuar shumë shoqëri të ndyshme, por nuk është influencuar asnjëherë nga ato, ajo shton se as faktori moshë nuk ka të bëjë në këtë rast. Kika shprehet se dikush kërkon më tepër kohë për t’u pjekur e dikush më pak kështuqë nuk duhet paragjykuar. Ajo përgjigjet se e kupton këtë pjesë, por kur e kupton që dikush di më tepër se vetja jote duhet të mundohesh të marrësh anën pozitive dhe jo atë negative. Ada thotë se ajo ka mësuar nga Seldi dhe pse ai është më i vogël. Kika shprehet se njerëzit janë më të prirur të shikojnë vetëm njërën ana të individit dhe jo të zbulojnë anët e tjera. Ada shprehet se e ka pyetur Valonin se për veprimet e tij a ka qënë vetvatja apo ka qënë i shtyrë nga dikush dhe ai i është përgjigjur që është vetvetja, ndërkohë që tek klipi që është shfaqur të shtunën tek dhoma e rrëfimit, ai e ka pranuar haptazi që ka qënë i shtyrë. Ajo thotë që Valoni po i duket ndrydhe këtë javë që është i nomininuar dhe nuk e kupton pse të gjithë ndryshojnë javën që janë në nominim. Kika shprehet se Valoni i ka thënë mbrëmë se tani po e kupton lojën që bëjnë banorët. Seldi ndodhet atu duke dëgjuar bisedën e tyre dhe thotë se Valoni i është shprehur që ai ka qënë i ndikuar nga Jetmiri dhe Ada thotë se ai i ka bërë dëm vetes. Kika shprehet se Valoni nuk duhet përkufizuar vetëm me pesë minuta që ai është i nevrikosur. Ada përgjigjet që ajo nuk mund t’i balancojë sjelljet e Valonit pasi një ditë ai është shumë i acaruar e ditën tjetër flet e qesh. Kika shprehet se ata po marrin vetëm ekstremet e karakterit të tij. Ada thotë se ajo nuk mund t’a kuptojë Valonin pasi ai njëherë thotë që ka qënë i shtyrë e më pas e mohon. Kika përgjigjet që ai ka përshtypjen se këtë javë ata janë duke e sulmuar Valonin dhe Valoni me Adën shprehen që kjo nuk është aspak e vërtetë. Ada thotë se fakti që po i thonë difektet, nuk do të thotë se po e sulmojnë.