Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina e prekur nga Erioni, qan

Friday, March 19, 2010 , Posted by BB3 at 3:21 PM


Pas zënkës që pati me Erionin në kuzhinë, Berina e mërzitur shkon në dhomën e gjumit dhe shtrihet në krevatin e saj. Ajo mbështet fytyrën mbi krevat dhe fillon të qajë por duke e mbuluar fytyrën edhe me flokë. Pasi mbaron së ngrëni, aty vjen Erioni i cili fillon ta përkëdhelë vajzën duke i kërkuar që të shkojë të hajë drekë. Bertina nuk reagon fare. Pas Erionit në dhomë vjen edhe Jetmiri i cili e këshillon Bertinën që të çohet sepse sjellja e saj është si ajo e një fëmije dy vjeç. Bertina thotë se ajo nuk është fëmijë dhe se ka ndenja dhe nga zëri duket që është duke qarë. Të dy djemtë dalin nga dhoma duke e lënë vajzën të qetësohet. Pas disa minutash Erioni shkon përsëri në dhomë dhe e thërret Bertinën që të hajë drekë sepse ata do të fillojnë të merren me provën e javës. Bertina këtë here kthehet me fytyrë nga ai dhe i thotë se nuk ndjehet mirë. Erioni i kërkon Valonit një qetësues për dhimbjen e kokës dhe më pas fillon të sqarohet me Bertinën. Ai i thotë se ajo nuk duhet të kishte reagime dhe sjellje të tilla sepse është në nominim dhe duhet që të merret me gjëra të tjera që ta bindë puplikun për qëndrimin e saj në shtëpi. Bertina i thotë se përveç nervave të Erionit, kjo ishte një nga arsyet që e bënte të ndjehej keq, sepse sipas saj duke qënë në nominim Erioni duhet që ta ndihmonte për të nxjerrë në pah vlerat e saj dhe jo t’i shkaktonte mërzitje dhe reagime të tilla. Pasi diskutojnë për zënkën dhe pas përkëdheljeve, të dy largojnë inatin dhe shkojnë të bashkohen me grupet përkatëse për të realizuar provën e javës.