Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Domenika:-“Olta e ka provokuar Erionin”

Saturday, March 20, 2010 , Posted by BB3 at 1:53 AM


Domenika, Seldi, Olta dhe Klodi janë në kuzhinë dhe bisedojnë për provën e javës. Aty vjen Erioni dhe Klodi thotë se ai priste më shumë për provën nga grupi i Erionit ku bën pjesë edhe Domenika dhe Kika, por edhe nga grupi i tij që përbëhet nga Klodi, Olta, Bertina dhe Seldi. Pasi largohet Erioni ata fillojnë të bisedojnë për Erionin dhe Bertinën. Klodi i thotë Oltës që t’i tregojë se çfarë ndodhi mes saj dhe Erionit një natë më parë ku Olta i bëri masazh koke Erionit. Domenika e pyet Oltën “I kërkove ti apo të tha ai që t’i bëje masazh?”. Olta i thotë se Erioni ishte ankuar se i dhimbte koka dhe Olta i kishte thënë që t’i bënte masazh. Olta i kërkon Domenikës që ajo t’i tregojë arsyen e pyetjes së saj. Domenika i thotë se ajo ka vënë re që Bertina dhe Erioni grinden gjithmonë kur Olta i afrohet Erionit. Olta i thotë se grindja e fundit mes tyre nuk kishte qënë për shkak të saj dhe i tregon për zënkën e Erionit dhe Bertinës për verën gjatë drekës. Domenika i thotë se ajo e kishte parë Erionin shumë të mërzitur dhe i kishte ardhur keq për këtë. Domenika i thotë Oltës se ajo e ka provokuar disa herë Erioin, por në bisedën e tyre ndërhyn Seldi i cili flet keq për Bertinën dhe shfajson Oltën. Domenika debaton me Seldin dhe i thotë se Bertina ka të drejtë pasi Olta e ka provokuar disa herë Erionin në sy pranitë Domenikës. Domenika i drejtohet Oltës duke i thënë “Ti vetë e provokove atë ditë Erionin dhe ma bëre me sy se ishte shaka”. Olta qesh me reagimet e Seldit dhe nuk flet fare për të mohuar fakti se ajo e ka provokuar Erionin për të mërzitur Bertinën. Domi tregon se kishte pasur një bisedë me Erionin gjatë provës dhe kishte kuptuar se ai ishte shumë i mërzitur sepse ishte zënë me Bertinën. Olta thotë se Bertina i ka këto reagime edhe nga fakti që është në nominim. Ndërsa Klodi thotë se Bertina nuk ishte ndjerë mirë sot sepse i dhimbte akoma plaga e shkaktuar javën e kaluar në pistën e patinazhit dhe i thotë Oltës se Bertina nuk shkon me Oltën vetëm për veprimet e kësaj të fundit kundrejt Erionit.