Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina: “Jam e lodhur me sjelljet e tua”

Wednesday, March 24, 2010 , Posted by BB3 at 2:00 PM


Hakiu dhe Miri ngacmojë Erioni që rri deri natën vonë zgjuar e pastaj deri në drekë fle gjumë. Miri thotë se natën e mbrëmshme, Erioni po sqarohej me Bertinë pasi gjithë ditën ishin zënë, por Erioni nuk e pranon. Miri e pyet nëse janë zënë vërtetë, por ai ia kthen se nuk e di. Miri thërret Bertinën e cila pak më parë i kishte kërkuar të largohej që të fliste me Erionin dhe pasi ajo vjen, Miri merr Kikën e largohen për t’i lënë vetëm. Ndërsa mbeten vetëm, Bertina i kërkon Erionit që të bëjnë një bisedë serioze si dy adultë. Erioni shprehet se gjithnjë ka qënë i tillë. Bertina hyn drejt e në temë dhe i thotë Erionit që të vendosin se cfarë të bëjnë me lidhjen, të mbeten shkokë, vec për hatër të lojës ashtu sic po bëjnë edhe të tjerët, normalisht jo shokë realë. Ajo shprehet se nuk po i duron dot më këto sjellje dhe tregon se edhe një sjellje e fundit e tij, në lidhje me të kur ai e kapi me dorë tek mjekra, iu duk shumë e ulët. Erioni justifikohet se ajo nuk ishte ndonjë gjë e madhe dhe se këtë e bën edhe për shaka dhe nëse ajo e ka marrë për keq, i kërkon falje. Bertina tregon se ai me sjelljet e veta e lëndon dhe e ofendon, por që ai nuk i kupton këto. Erioni, në lidhje me atë që ka ndodhur më parë, për veprimin e tij, i thotë se ajo duhet ta kapi që nga shkaku se pse ai u nervozua aq shumë. Bertina përgjigjet se shkaku u bë një bisedë, por që për të nuk ka aspak lidhje. Erioni sqaron sërish se atë kapje ai e bën edhe për shaka, por nëse ajo është lënduar, i kërkon falje. Bertina mendon se ai atë xhest e bëri nga nervat, ndërsa Erioni e mohon. Biseda mbetet përgjysmë pasi i thërrasin për provën e javës, por bertina i kërkon që të flasin sërish më vonë.