Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

“Nuk ka shoqëri të sinqertë”

Saturday, March 27, 2010 , Posted by BB3 at 6:05 AM


Domenika dhe Jetmiri janë në kopësht duke realizuar provën e javës dhe pohojnë se aty brenda kanë menduar për gjithçka, madje Jetmiri shprehet se ka menduar dhe gjëra që nuk ekzistojnë fare dhe kur i kujton tani, pendohet. Ai shton se ka momente që fjalët të dalin pa i menduar fare ose nuk i jep rëndësi asaj që thua pasi janë efekte të kohës dhe të të qëndruarit të mbyllur dhe të ikën dhe të ikën logjika. Domi përgjigjet se mendon se atij nuk i humbet lehtë logjika dhe ai thotë se ka momentet e tij të dobësisë si të gjithë. Ai kujton momentin kur ka komunikuar me Rezin gjatë spektaklit dhe i ka folur shumë ftohtë sikur nuk e njihte fare, dhe pohon se e ka humbur fare fillin. Po ashtu dhe me Klodin e ka kuptuar që e ka shkelur, por nuk kishte ç’të bënte më, pasi ai është shumë impulsiv dhe këto janë pasojat. Jetmiri shprehet se ai e ka vuajtur faktin që nuk ka gjetur dot askënd që të flasë pa futur lojën në mes dhe Domi përgjigjet se ai e ka bërë me Gracielën këtë gjë, por ai e mohon. Ai tregon se ai e ka nominuar Gracielën dhe ajo mund të jetë mërzitur për këtë arsye. Domi thotë se ai është shprehur se ka shoqëri të sinqertë me Gracielën dhe Jetmiri përgjigjet se ashtu është, paçka se si mendon ajo tani. Domi shprehet se ajo nuk e nominon një person me të cilin ka shoqëri dhe Jetmiri thotë që ai nuk e gjykon kështu, dhe nuk e sheh nominimin si diçka të keqe. Ai shton se nuk është e thënë se me dikë që është zënë, do t’a nominojë dhe nënkupton për Domin dhe ajo thotë që ai e ka nominuar dhe ajo e di shumë mirë. Miri thotë se ai mendon se nominimi të nxjerr vlerat në pah dhe të vë në lëvizje. Më pas ai shprehet se ka një ekperiencë jete të gjerë, por banorët nuk kanë arritur t’a kuptojnë paçka se ai është munduar të tregojë. Ai shton se me Rezartën ka folur shumë dhe është ndjerë mirë, por ajo ka ikur. Jetmiri shprehet se ai e ndjen mungesën për të folur sinqerisht me dikë, sepse të gjithë mendojnë se aty bëhet fjalë vetëm për lojë. Ai thotë se ka ndjenja si të gjithë të tjerët dhe ajo e pyet nëse ka qarë ndonjëherë dhe ai i përgjigjet se për personat e familjes, po. Jetmiri shprehet se në sytë e Domit ai duket si maskilist i sëmurë dhe ajo pohon, dhe Jetmiri shton se Domi i duket feministe e tërbuar.
Më pas Jetmiri flet për Oltën dhe thotë se kur kanë ardhur javën e parë në shtëpinë e re, mes tyre ishte duke lindur një pëlqim dhe më pas ai ka kuptuar se nëse Olta donte të bënte lojë, ai do të bënte të njëjtën gjë. Ai shprehet se e ka provokuar Oltën dhe Domi thtoë se ajo nuk e ka vënë re këtë gjë. Domi e pyet nëse ai do të komunikojë me Oltën dhe ai përgjigjet se ata kanë dy botë të ndryshme dhe nuk puqen aspak.
Më pas ai flet dhe për Adën dhe shprehet se do të donte t’a njohte më mirë dhe Domi i përgjigjet që ai e pati mundësinë për t’a shpëtuar dhe nuk e bëri. Jetmiri përgjigjet që ai kishte detyrime ndaj Edit dhe nuk mund të mos e shpëtonte.
Jetmiri shprehet se Domin e respekton dhe nëse ka gabuar me të dhe mamanë e saj, i kërkon falje.