Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina Klodit: “Ke ndryshuar sjellje”

Sunday, March 7, 2010 , Posted by BB3 at 8:45 AM


Ndërsa qëndrojnë në kopsht, midis Bertinës dhe Klodit hapet biseda ku pak kohë më parë, ata kishin shkënbyer disa fjalë për ushqimin. Është Erioni ai që do të dijë se cfarë ndodhi ekzaktësisht dhe të dy tregojnë versionin e tyre. Bertina shprehet se nuk i pëlqen mënyra se si reagon Klodi, ndërsa Klodi tregon se nuk i pëlqyen fjalët e Bertinës në lidhje me ushqimin dhe ndaj ai i kishte thënë se buxheti është i të gjithve. Bertina mendon se Klodi nuk e pëlqen atë dhe i thotë se sa herë do kenë kontakt bashkë, ai do t’i hedhë fjalë me ironi, por Klodi e sqaron se ai nuk ndikohet nga persona që nuk e kanë qejf atë edhe pse ai rri me to. “Unë kam krijuar opinionin tim dhe atë mbaj”- thotë ai dhe shton se nëse ka ndodnjë gjë me të ia thotë në sy, nuk është nevoja t’i bëjë ironi. Erioni ndërhyn dhe thotë se për ushqimin nuk duhet të kapet me Klodin, por Bertina i thotë se nuk po kapet me të për ushqimin, por e ka në tjetër vend bisedën. Klodi insiston se nuk bën thashetheme për të dhe se cfarë ka, ia thotë në sy. Klodi shprehet se ka vënë re një ndjenjë egozmi tek ajo dhe shton se pas debatit që kishin javën e kaluar, as një kërkesë për falje nuk mori nga ajo. Ai thotë edhe se ndoshta nuk ishte shumë e rëndësishme arsyeja se përse u bë ai debat, por rëndësi kishte xhesti i saj që tregonte vlerësimin ndaj të tjerëve apo ndaj tij. Klodi shprehet se edhe ai ka qënë krenar më parë dhe nuk kërkonte falje, por me kalimin e kohës kuptoi se s’mund të sillej gjithnjë ashtu dhe tani di edhe të kërkojë falje. Bertina vazhdon me idenë e saj se që pas debatit, tek Klodi ka vënë re ndryshime në sjlljen ndaj saj dhe reagime të ndryshme që tregojnë se ai nuk e pëlqen atë.