Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Historitë e dashurisë

Saturday, March 6, 2010 , Posted by BB3 at 4:35 PM


Në shtëpinë më të ndjekur, përvec miqësisë, bashkëjetesës dhe diskutimeve, kanë lindur edhe pëlqimet dhe dashuritë e para. Për të gjithë shfqet një klip në të cilin tregohen situata e ndryshme të cifteve, krijimet, ndjenjat, xhelozitë, zënkat apo shprehja e ndjenjave. Pasi përfundon klipi, opinionisti i komenton këto ngjarje me vetë protagonistët. Fillimisht ai kërkon të dijë se si po funksionon lidhja e Bertinës me Erioni pasi ka vënë re se midis tyre ka zënka, por Bertina shprehet se ai është i vetmi që e kupton dhe se tek ai gjen vendin ku mund të shfrehet kur është e mërzitur. “S’ka dashuri pa zënka”- shprehet ajo. Ariani diskuton edhe me Bledin dhe Oltën për ndjenjat e tyre dhe u thotë se atyre u mungonte shkëlqimi i syve gjatë shprehjes së ndjenjave, sikur cdo gjë të bëhej për lojë. Bledi tregon se për Oltën ndjen simpati e donte ta njihte më shumë se sa shoqëri dhe se me shprehjen e ndjenjave, donte që të fikte të gjitha iluzionet dhe idetë që kishte krijuar në mendjen e vet për Oltën dhe që realisht ndodhi. Olta shprehet se i pëlqen vec si shok e do kenë një marrëdhënie të tillë. Opinionisti diskuton edhe për lidhjen mes Rezartës dhe Jetmirit. Ai pyet Rezartën se si ndjehej kur Miri qëndronte vec me Enxhin. Ajo përgjigjet se nuk e kishte problem e nuk i dukej e rrezikshme e në një farë mënyre, e kishte fjetur mendjen e flinte rehat natën. Ai pyet edhe Mirin se kë do zgjidhte ndërmjet dy vajzave nëse të dyja do futeshin njëkohësisht dhe Miri shprehet se edhe pse ka qënë shumë i provokuar nga Enxhi, ai i karezistuar asaj deri në fund dhe lidhja e tij me Rezin është e fortë e këtë do e tregojë koha.