Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina: “Ne pëlqejmë njeri-tjetrin”

Thursday, March 11, 2010 , Posted by BB3 at 9:35 AM


Pasi përfundon bisedën me Erionin, Jetmiri shkon ta diskutojë edhe me Bertinën. Ai e pyet drejtpërdrejt nëse e duan njeri-tjetrin. Kur Bertina habitet me këtë pyetje, ai thotë se ka dyshime si pasojë e disa gjërave që ka vënë re. Bertina ia kthen me pyetje se përse duhet të jetë gjithnjë njeri dyshues apo që i merr gjërat për keq. Ai thotë se po shikon një problem mes tyre dhe spjegon se veprimet e Erionit po i duken të cuditshme duke nisur që nga raporti me të, e duke vazhduar me Oltën apo me vajzat e tjera. Bertina shprehet se Olta i ka shpallur luftë dhe po e vazhdon atë, por për të, kjo nuk ka rëndësi, ndërsa për Erionin mendon se është një armë që po përdoret nga Olta. Jetmiri e pyet se a e ka menduar ndonjëherë që Erioni të ndjehet komod në lidhje me lojën në këtë pozicion, ku në njërën anë është ajo e në tjetrën Olta, por Bertina ia kthen se nuk e mendon kështu. Ai e pyet nëse e do Erionin dhe ajo tregon se ndjejnë për njeri-tjetrin, por nuk do që të flasë për këto me të se i quan gjëra intime. Jetmri e formulon ndryshe pyetjen që të marrë patjetër një përgjigje nga ajo dhe Bertina thotë se nuk është shumë e bindur për lidhjen, por koha do e tregojë. Kur Miri i thotë se koha kalon shpejt në shtëpi, ajo shprehet se nuk mund të ecë me plane. Duke diskutuar për lidhjen, Bertina shprehet se me kaq situata të ndodhura dhe me kaq kushte sa kanë në shtëpi, ajo nuk mund të thotë se e njeh plotësisht Erionin dhe se e dashuron, por që e pëlqejnë njeri-tjetrin. Miri mendon se ata të dy, që pas lidhjes, kanë rënë në një qetësi që mund të jetë negative për qëndrimin në shtëpi, por Bertina mendon se mund të jetë edhe kështu dhe shton se dhe ajo ka vënë re të njëjtën gjë mes tij dhe Rezit, që pasi u lidhën. Bertina shprehet se ai nuk duhet t’i bëjë të tilla pyetje dhe thotë se është ofenduese që ai të vijë e t’i thojë se nuk i dalin llogaritë për lidhjen e saj. “Më duket sikur po e shfrytëzon lidhjen time për interesin tënd”- thotë ajo dhe shton se i duket sikur ai këto pyetje ia ka bërë edhe Erionit e tani po bën krahasimin e përgjigjeve. Miri shprehet se ka disa ditë që i thotë asaj se do flasin dhe se këtë e bën se i do të dy shumë. Ai insiston tek përgjigjet dhe Bertina i thotë se disa gjëra duken, për ndjenjat e saja për Erionin dhe shton se nuk i pëlqen t’i diskutojë me të tjerët ndjenjat apo për pasiguritë që ka. Pas një bisede të gjatë ku Miri kërkon të dijë mbi ndjenjat e saja për Erionin, ajo thotë se nuk është plotësisht e bindur për ndjenjat nga të dyja palët, si nga ajo, si nga Erioni sepse në aq pak kohë, për dy javë, vetëm pëlqimi mund të ishte, i cili është edhe tani. “Më lër që ta sqaroj njëherë me veten”- përfundon ajo.