Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Erioni: “Nuk po luaj me Bertinën”

Thursday, March 11, 2010 , Posted by BB3 at 9:34 AM


Erioni diskuton me Jetmirin për raportin e tij me Bertinën. Jetmiri e pyet se si e konsideron ai këtë lidhje: si një dashuri apo vetëm si një pëlqim. Erioni përgjigjet se është një pëlqim i fortë reciprok, por që mund të kthehet në dashuri me kalimin e kohës. Jetmiri supozon se nëse nga ana e Bertinës kjo do ishte vec një simpati e rastit, por që për të do ishte e leverdisshme që ta vazhdonte për aq kohë sa do ishte në këtë shtëpi, si do sillej Erioni, a do ndjehej i përdorur. Ai ia kthen se nëse merr vesh se Bertina po luan me të, atëherë do i ketë keq punët me të. Jetmiri shprehet se nuk e kupton sjelljen e Bertinës dhe nga sjelljet e saj shumë konservatore e të rezervuara, i lind dyshimi për vërtetësinë e ndjenjave të saj. Sipas tij, asaj po i pëlqen ky pozicion, kjo mënyrë përkëdhelie, ky rol apo kjo vëmendje që ka e nuk po i jep atij atë që duhet t’i japë. Erioni shprehet se dhe ai i ka menduar këto gjëra, por pavarësisht kësaj, ai e kupton sjelljen e saj se nuk mund të jetë e lirshme në këtë sjellje, për familjen, pikërisht se si e mendon ajo. Jetmiri nuk e kupton këtë justifikim për familjen dhe thotë se familja e saj e di që ajo ka patur një histori bashkëjetese me një tjetër djalë apo që me Erionin ajo fle në një krevat, por ai i përgjigjet se i mjafton kaq nga ajo. “Nëse po bën lojë, bravo i qoftë po i eci se do vijë momenti që do kuptohet”- thotë Erioni dhe shton se kjo mund të ndodhë dhe nga ana e tij. Ai sqaron se kur të dalin, mund të kenë keqkuptime dhe mund të ndahen, por s’do të thotë se e përdori atë. Jetmiri kërkon të sqarojë edhe pozicionin e tij mes dy vajzave, Oltës dhe Bertinës dhe aludon se ndoshta ato po e përdorin Erionin, secila për lojën e saj. Erioni mendon se nëse është e vërtetë, ato nuk po e dëmtojnë dhe shton se di të mbrohet. Ai tregon se po e vazhdon lidhjen dhe se e ka seriozisht. Erioni shton se kjo e gjitha është një lojë dhe brenda ka sjellje të sinqerta dhe sjellje vec për lojën, por nëse ndonjë prej tyre po luan me lidhjen, kjo do t’i rëndojë vec atij që luan. Miri mendon se ndoshta Bertina e ka nisur këtë lidhje vec për të forcuar pozitat e saja në shtëpi, por Erioni shpreh të kundërtën se ajo është dobësuar, madje dhe vetë ai. “Kam humbur shumë nga gjërat e mia”- vazhdon ai, por thotë edhe se e respekton Bertinën për cdo gjë. Miri merr shkas nga kjo fjalë dhe e pyet nëse edhe ai ndjehet i respektuar nga Bertina, nëse ajo ka bërë gjithcka për të. Ai ia kthen se cfarë ka dashur, ajo i ka bërë për të. Miri, në përfundim të bisedës shprehet se do vetëm që ai të hapë sytë në lidhje me Bertinën që as ai të mos marrë ndonjë zhgënjim e as ajo. Ai shton se nëse ata po e bëjnë me kompromis, është tjetër gjë, por Erioni e kundërshton në këtë pjesë dhe thotë se nuk bën asnjëherë gjëra të tilla. Jetmiri përfundon bisedën duke thënë se ai nuk është më ai Erioni i parë dhe se kjo lidhje e ka ndryshuar shumë e ndoshta nuk po tregon atë që është në të vërtetë e sipas tij, ka kaluar në një fazë pasiviteti.