Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina tregon për veten

Monday, March 15, 2010 , Posted by BB3 at 2:02 PM


Bertina dhe Hakiu kanë qëndruar në dhomën e gatimit ku Bertina e ka pyetur Hakiun se çfarë e bën atë të dyshojë për veprimet dhe sjelljet e saj. Kika i është përgjigjur që ai nuk e njeh komplet Bertinën dhe kjo mund të jetë dhe dobësi e tij. Bertina kërkon të dijë nga ai nëse nuk është i kënaqur me sjelljet e saj karshi Kikës dhe ai përgjigjet që ai ka një raport të veçantë me Bertinën ndryshe me atë që ka me banorët e tjerë. Ai shprehet se ajo ka ndenjur shumë e distancuar dhe e qetë, dhe sipas mendimit të tij duhet të jetë më aktive pasi kjo është ajo që u mungon në shptëpi. Bertina shprehet se nuk mendon që për të qenë aktive duhet të ngrejë zërin në një situatë dhe pse nuk e ndjen të nevojshme dhe nuk ka arsye. Ai i përgjigjet që nuk e ka dëgjuar shpesh duke ngritur zërin dhe ndoshta ka të bëjë me qetësinë e saj. Bertina shprehet se kjo bën pjesë në karakterin e saj dhe Kika thotë që atij i duket se ajo nuk është shfaqur plotësisht. Ajo shprehet se kur kanë qënë tek shtëpia e vjetër, ka qënë më spontane dhe me më shumë krijimtari ndërsa situata në shtëpinë e re nuk e motivon që të shfaqë më shumë nga karakteri i saj. Po ashtu ajo shton se të gjithë kanë rënë pre e situatës pasi dhe Kika ka më shumë për të dhënë dhe nuk po e bën. Kika e pranon këtë fakt të thënë nga Bertina, por i thotë se tek ajo ka ekzistuar një pasivitet konstant. Bertina tregon se ajo dhe Erioni ndodhen në mes të dy zjarreve, në atë të lojës dhe të lidhjes së tyre. Ajo shprehet se nuk është e njëjtë të luash si një persion i vetëm dhe kur ke dikë tjetër brenda pasi të duhet të mendosh me mendjen e dy personave. Bertina thotë se kjo situatë ka të mirat dhe të këqijat e veta, pasi nga njëra anë ajo mund të ndajë ç’do gjë me Erioni pa kurrfarë rezervash, dhe nga ana tjetër nuk mund të jetë njëqind përqind e lirshme për veprimet që bën. Ajo shton që ka merak dhe mendimin e familjes se si mund t’a kenë konceptuar lidhjen e saj me Erioni, por thotë gjithashtu se gjithmonë ka qënë shpirt i lirë dhe nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët, madje këtë gjë e ka patur dhe në debatet me familjen.