Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina kërkon të flasë me Adën

Monday, March 15, 2010 , Posted by BB3 at 10:29 PM


Ada dhe Bertina kanë qëndruar në kopësht dhe Bertina shprehet se ajo ka dashur të sqarohet me Adën se çfarë janë ato elementë që i shqetësojnë të dyja. Ada thotë që nuk e ka në tip që të shkojë të kërkojë dikë që të sqarohet me të, por është më tepër e mbyllur dhe e qetë. Ajo thotë se nuk mund të shprehet haptazi për problemet që ka patur në jetë dhe t’i tregojë sikur po rrëfen një histori, Bertina përgjigjet se e kupton shumë mirë pasi ashtu është dhe ajo vetë. Të dy vajzat pohojnë njëzëri që për t’u shprehur, kanë nevojë që situata të lindë spontanisht. Bertina shprehet se më parë në shpëpinë e BB e kanë patur si zakon që në darkë të mblidheshin e të tregonte secili diçka nga jeta e vet. Ajo thotë se e kanë vlerësuar një mendim të Kikës që ka propozuar pikërisht këtë gjë, që të mblidheshin e të tregonin nga një gjë për jetën personale jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother. Ada shprehet se përsëri ajo nuk krijon dot një ide me sjelljen e saj aty pasi për të është shumë e rëndësishme se çfarë jete ka bërë një person. Bertina përgjigjet që kurdo që Ada do të dojë të dijë për të dhe jetën e saj, do të jetë e mirëpritur. Ada thotë që pas kaq ditësh miqësi, sot kanë arritur të flasin për jetën e tij. Bertina shprehet se aty krijohet një ambjent i pakëndëshëm dhe një distancë, ndoshta dhe e paqëllimshme. Ada thotë se shpesh herë aty krijohen mendime të gabuara për disa persona për arsyen se nuk njihen mirë. Bertina shprehet që ajo ndjek taktikën që kur nuk i pëlqen diçka, ia thotë personit direkt. Bertina thotë se ndodhta pengesa mes atyre të dyjave është që Ada është mike me Oltën, dhe Bertina me Rezin, pasi Ada kishte antipati për këtë të fundit. Ada përgjigjet që nuk është aspak kështu, pasi ajo u zhgënjye nga Rezin dhe nuk ka pse të ketë antipati për të. Bertina shprehet se asaj i ka bërë përshtypje që ato janë përçarë aq shpejt për një gjë arsye jo shumë të fortë dhe më e mirë do të kishte qënë të sqaroheshin, por Ada thotë që Rezi për të ishte kontradiktore pasi kur ishin në shtëpinë e vjetër qënë shumë të lidhura me njëra-tjetërn, ndërsa kur erdhën në shtëpinë e re përveç se iu largua, ka thënë që ajo nuk i beson përqafimive të një shoqeje. Ada shton se në të vërtetë këto nuk kanë qenë fjalët e Rezit, por të Mirit.
Më pas tonet e bisedës duket se ulen dhe Bertina shprehet se ajo e ka thënë që në fillim se me Adën ka shumë gjëra të përbashkta. Ada shprehet se ajo nuk ka asgjë kundra Bertinës dhe pse nuk kalon shumë kohë me të.
Pasi Bertina është larguar, Olta ka shkuar tek Ada duke i thënë që ka bërë një bisedë shumë të gjatë me Bertinën. Ada përgjigjet që ia ka kërkuar ajo dhe thjesht janë sqaruar sa për të mos u dukur që Ada është e ftohtë. Seldi, i cili ndodhet aty, thotë se kjo është e pamundur ose vetëm nëse kanë ardhur me plan të menduar që jashtë se çfarë taktikash do të ndjekin.