Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bledi dhe Olta, pëlqehen apo jo?

Tuesday, March 2, 2010 , Posted by BB3 at 12:30 PM


Bledi, Olta, Domi, Rezi, Klodi dhe Seldi ndodhen në dhomën e gjumit dhe po bisedojnë për lidhjen e mundshme ndërmjet Bledit dhe Oltës. Klodi pyet i pari Domenikën dhe i thotë që a i shikon si çift ata të dy dhe Domi i përgjigjet që i pëlqejnë dhe mendon se mund të shkojnë, dhe këtë e ka pohuar gjithmonë. Më pas Rezi hidhet dhe thotë që kur ka biseduar njëherë me Bledin për vajzat që i pëlqejnë atij, ai ka përshkruar një karakter dhe fizik komplet tjetër nga ai i Oltës. Bledi është kthyer nga Olta dhe është shprehur që të mos dëgjojë informacione të gabuara, pasi nuk janë të vërteta. Ai i thotë që ata të dy përkojnë në shijet e muzikës por jo totalisht, Seldi e ndërpret dhe i thotë që ky nuk është një përcaktor i fortë pasi atij i pëlqen Olta në shumë aspekte të tjera. Bledi i thotë Rezartës që ajo shkon mjaft mirë me Jemirin, këtë mendim e mbështet dhe Seldi. Rezi i përgjigjet që Jetmiri i ka ato që ajo kërkon dhe pëlqen tek një mashkull.
Rezi i drejton Bledit dhe një pyetje tjetër dhe i thotë që ai është shprehur që i pëlqejnë femrat e thjeshta dhe jo “ekstrem”. Ajo përdor këtë përcaktim dhe Bledi i përgjigjet me pyetje duke i thënë përse Olta i duket ekstrem Rezit. Kjo e fundit i thotë që ka menduar se atij i pëlqejnë vajzat që bëjnë më pak make-up dhe vishen më thjeshtë, ndërsa Olta i ka më të tepruara të dyja elementët. Bledi i përgjigjet që ai nuk mund ta ndalojë Oltën të lyhet dhe ai e pëlqen ashtu siç është. Ai shprehet që për të është shumë e rëndësishme që përkojnë në karakter dhe kur në mes ka një ndjenjë, i lë mënjanë disa gjëra të tjera.