Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Valoni është ndjerë i shfrytëzuar nga Jetmiri

Tuesday, March 2, 2010 , Posted by BB3 at 12:31 PM


Seldi dhe Valoni kanë biseduar në kopësht ndërsa të tjerët po hanë drekë. Valoni është shprehur që ai i ka thënë Jetmirit që duhet të bëjë vepra të mira në mënyrë që banorët e tjerë ta kuptojnë që ai është me të vërtetë njeri i mirë në thellësi dhe mos të heshtë. Seldi i thotë që Jetmiri e ka pranuar vetë që të gjithë e dinë që ai është i keq, dhe kjo do të thotë që ai është koshient për veprimet e tij dhe për çfarë ka bërë. Valoni është shprehur që Miri i ka treguar për debatet që ka patur me Valin, mamanë e Domit. Ai shton që nuk do të dëgjojë fjalë nga ai apo ndonjë tjetër por do vetëm të argëtohen e t’ia kalojnë mirë, por e ka vlerësuar në një moment Mirin që e ka përkrahur. Seldi është shprehur që atij nuk i duket përkrahje fakti që kur Valoni ka qënë i acaruar, Miri e ka shtyrë më tej, për ta nxitur ta vazhdonte zënkën. Sipas Seldit ky veprim i Mirit ka qënë për ta shtyrë drejt greminës Valonin dhe për ta fshirë fare nga shtëpia. Në momentet që kanë qënë duke biseduar ka kaluar Enxhi dhe Seldi ka paralajmëruar Valonin të mos flasë sa të ikë ajo.
Më pas ata i kthehen bisedës dhe Seldi e pyet Valonin se çfarë mendimi ka për Mirin dhe Valoni i përgjigjet që ai e ka shfrytëzuar. Seldi kërkon të dijë më tepër por Valoni nuk po gjen mënyrën e saktë për t’ia treguar, sado që Seldi mundohet t’i japë dhe shembuj. Seldi e ka pyetur nëse Miri i kërkonte Valonit që të merrte informacione sa andej- këtej, por Valoni i ka thënë që nuk e ka bërë këtë, por me mënyra të ndyshme është munduar t’a bëjë për vete e t’a shfrytëzojë.