Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Çfarë ka midis Erionit dhe Oltës?

Monday, March 8, 2010 , Posted by BB3 at 12:09 AM


Jetmiri dhe Rezarta bisedojnë jashtë për mardhënien e Erionit me Bertinën dhe përfshirjen e Oltës mes lidhjes së tyre. Rezarta i jep të drejtë Bertinës pasi sipas saj Olta e sheh Erionin në një mënyrë provokuese dhe e bën vetëm për të mërzitur Bertinën. Jetmiri thotë se mendon se midis Erionit dhe Oltës ka diçka që i mban të lidhur me njëri-tjetrin. Sipas tij ata të dy mund të kenë një njohje që jashtë, por nuk është i sigurtë për këtë. Rezarta thotë se mënyra se si ka vepruar Erioni është e gabuar. Më pas ata hyjnë brenda ku Erioni dhe Bertina patën një tjetër debat për Oltën. Ata qëndrojnë në sallon dhe bisedojnë. Çifti janë të mërzitur dhe shkak është bërë përsëri Olta. Bertina bisedon me Rezartën ku Rezi tregon për debatet që kanë pasur me banorët e tjerë. Rezi tregon për debatet e saj me pjestarët e grupit tjetër dhe Bertina i thotë se më mirë është të mos u kthej përgjigje për të mos rënë në të njëjtin nivel me ta. Jetmiri pyet edhe një herë Erionin nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe Oltës. Erioni pasi e mohon këtë, i kërkon Mirit që t’i shpjegojë se përse mendon në këtë mënyrë. Jetmiri i thotë se ai duke parë sjelljen e Erionit kundrejt Oltës, mendon se ndoshta ata të dy njihen që jashtë, kanë ndonjë miqësi mes tyre, ose ndonjë njohje me vëllain e Oltës. Erioni i thotë se mes tij dhe Oltës nuk ka asnjë lidhje apo njohje të tillë. Më pas ata ndyshojnë bisedë ku Bertina pyet Jetmirin se përse e kishte nominuar Gracielën dhe Jetmiri i shpjegon se debatet që pati me Gracielën e ofendimet gjatë këtyre debateve beri që ai ta nominonte. Kështu biseda zhvendoset te eleminimet dhe mundësinë e hyrjes së banorëve të rinj në shtëpi.