Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bertina xheloze

Sunday, March 7, 2010 , Posted by BB3 at 2:10 PM


Afrimiteti i Oltës me Erionin gjatë ditës së sotme duket se ka bërë xheloze Bertinën. Ajo mërzitet me Erionin pasi teksa ai bënte dush, Olta qëndronte përballë tij dhe bisedonte me të. Në banjë hyn Bertina e cila fillon përgatitjet për tu larë edhe ajo. Olta qëndron vetëm pak pasi ka ardhur Bertina dhe më pas largohet. Bertinës nuk i pëlqeu kjo skenë dhe fillon të ngacmohet me ironi me Erionin. Më pas ata e rihapin përsëri bisedën. Teksa janë duke ndenjur në dhomën e gjumit Erioni i thotë Bertinës “ku je o femër xheloze”. Bertina i thotë se asaj i vjen inat ngaqë Olta kërkon ta provokojë dhe ta ngacmojë nëpërmjet Erionit. “Ta kam thënë që mos u jep shance të tjerëve që të më ulin mua” thotë Bertina, por Erioni nuk e pranon këtë. Erioni i thotë se ai Oltën e ka vetëm shoqe dhe puthjet që shkëmben me të, janë të njeta me të banorëve të tjerë. “Unë e puth siç puth Adën” thotë Erioni dhe i kërkon Bertinës që të mos e kufizojë kaq shumë. Më pas Bertina e pyet për bisedën që kishte bërë me Oltën dhe nëse Olta kishte folur për të në veçanti. Erioni i tregon duke theksuar se mardhënia e tij me Oltën sipas tij, qëndron në kufijtë normal të miqësisë. Bertina i thotë se ai nuk e kupton, por edhe Erioni i thotë të njëjtën gjë. Biseda e tyre mbyllet pikërisht me mendimin se ata nuk kuptohen mes njëri-tjetrit dhe pas kësaj Erioni qëndron i shtrirë duke menduar, ndërsa Bertina po ashtu e mërzitur mundohet të merret me diçka duke lëvizur nëpër shtëpi.