Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Djemtë flasin për tiparet e Domit dhe Oltës

Wednesday, March 3, 2010 , Posted by BB3 at 12:45 PM


Kika, Klodi dhe Domi janë në kuzhinë duke u marrë me gatimin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Klodi shprehet me Kikën që Olta ka shumë prezencë si femër dhe është shumë e pëlqyeshme. Kika pohon, por ai i thotë që i pëlqen më shumë Domenika. Klodi përgjigjet që ata e dinë tashmë që Domi është simpatike dhe Kika i thotë që ajo ka fytyrë shumë interesante. Klodi shprehet që ajo nuk ka vetëm fytyrën por dhe trupin e mirë. Aty ndërhyn Domi dhe ajo i thotë që asaj nuk i pëlqejnë disa gjëra në fizikun e saj, dhe Klodi i përgjigjet që asnjëherë njeriu nuk është i kënaqur me veten. Kika shprehet që atij nuk i pëlqejnë femrat shumë të bukura pasi ato i duken si kukulla , por pëlqen femrat që kanë tipare interesante dhe shprehëse. Në këtë pikë përmend disa nga tiparet e saj dhe i specifikon që sytë dhe buzët i ka shumë të bukura. Më pas thotë “ lum si Seldi që e ka”. Klodi shprehet që dhe sikur mos të jetë Seldi, mund të jetë dikush tjetër që do ta shijojë praninë e saj. Më së fundmi Domi vendos të flasë dhe i thotë që me Seldin janë miq të mirë tani dhe asgjë më tepër.
Më pas Klodi ka në vëmendje Oltën dhe i thotë që çfarë janë ato elemente që ajo i mban meshkujt lidhur pas vetes. Olta i përgjigjet që meshkujt i japin energji të paparë. Klodi vazhdon më tej dhe shprehet që ai ka vënë re që Olta do t’i ketë meshkujt rreth e rrotull dhe kësaj i përgjigjet Edi duke i thënë që meshkujt i rrinë afër për hiret e saj.