Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Bledi do të dijë për mardhënien e Domit dhe Seldit

Wednesday, March 3, 2010 , Posted by BB3 at 7:14 AM


Bledi dhe Domenika janë në kuzhinë, në pjesën e sallës së gatimit dhe Bledi i thotë Domit që i duket se ajo ka rënë në mendime. Domi i përgjigjet që është e vërtetë. Ai do të dijë më tepër dhe e bombardon me pyetje të tipit, pse ka rënë në mendime, për çfarë po mendon, a i referohet mendimi ndjenjave të saja dhe së fundmi a janë pozitive ato që po mendon. Domi nuk i kthen përgjigje por vetëm pohon me kokë. Bledi i thotë që në këtë mënyrë ai mendon se ajo mund t’a surprizojë me ndonjë veprim apo t’i krijojë iluzione. Domi shprehet se ajo thjesht ka rënë në mendime dhe nuk ka asgjë më tepër. Bledi nuk ndalet as këtu dhe e pyet se si shkon raporti i saj me Seldin dhe a e kanë mbyllur përfundimisht lidhjen e tyre apo është efekt kohe. Ajo i përgjigjet me një po të thatë dhe i thotë të ndërrojnë temë dhe të flasin për lule, për këngë e për të tilla tema. Bledi e pyet nëse po e mërzit me këto pyetje dhe duke qënë se nuk merr përgjigje, i thotë që mesa duket ajo po e vuan atë ndjenjë përderisa nuk do të flasi. Domii thotë që nuk është kjo por thjesht nuk i pëlqen të flasë për këtë temë. Bledi e pyet nëse ia ka shprehur dhe Seldit këto mendime pasi ai duket sikur shpreson akoma. Domi i përgjigjet që ia ka thënë, dhe pse e ka vërë re që ai shpreson akoma.
Bledi vazhdon akoma me pyetjet e tij dhe i thotë a ndihet mirë dhe e sigurt për ato që ka vendodur dhe a është duke vuajtur. Domi përgjigjet që nuk është duke vuajtur dhe nuk ka pse t’a bëjë pasi e ka mbledjur mendjen dhe po e përjeton mirë ndarjen. Si përfundim Bledi largohet meqënëse Domi nuk i ka lënë të kuptojë që do të flasë për atë temë.