Regjistrohu Tani Dhe Fito Lek !!!

Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Big Brother Albania 3 Live, Albania Big Brother 3, Albania Big Brother 3 live, Albania Big Brother 3,

Latest News

Ëndërra e Klodit

Tuesday, March 9, 2010 , Posted by BB3 at 3:50 AM


Klodi u tregon banorëve se mbrëmë ka parë një ëndërr. Ai u tregon se ishte e cuditshme sepse kishte parë sikur ai, Bertina dhe Hakiu ishin në nominim dhe se dy prej tyre do dilni prej shtëpisë. Ai dhe Bertina u eleminuan, ndërsa Erioni bënte festë me Oltën, Adën dhe Domenikën e ai rrinte mes tre vajzave. “Ty t’u bëftë ëndërra realitet!”- uron Erioni dhe thotë se mos t’i duket cudi kjo gjë se dhe mund të ndodhë. Mes banorëve shkaktohen të qeshura dhe Klodi thotë se atë e futën sërish brenda se e kishin ngatërruar. Bertina shprehet që ta shohë edhe njëherë, por me ca ndryshime se e ka parë keq, ndërsa Klodi thotë se ëndërr është fundja.
Valoni shprehet se sipas tij, vajzat mbajnë syze e nuk shohin kur bëjnë zgjedhjet. Vajzat dhe të tjerët nuk e kuptojnë dhe Hakiu thotë se Valoni donte të thoshte se vajzat janë të verbëra në zgjedhjet që kanë bërë në lidhje me djemtë. Vajzat e pyesin se cilat me saktësi, por ai thotë se të gjitha janë ashtu. Seldi shprehet me shaka se Valonit i vjen inat që atë nuk po e shohin e ndaj shprehet kështu, ndërsa vajzat nuk e zgjasin bisedën me të.